Kombi kosovar, humbë identitetin shqiptarve në Kosove !?

0
953

halil-matoshi

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi thekson se, kombi kosovar nuk duhet të krijohet, sepse ai tashmë ekziston vetëm se duhet të maturohet me anëtarësim në OKB. Ndërsa, publicisti tjetër Fadil Lepaja mendon më ndryshe. Sipas tij, nëse e pranojmë këtë koncept për kombin atëherë, shqiptarët në Maqedoni janë maqedon, ata në Serbi janë serb, dhe në Mal të Zi janë malazez.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht në Nenin 3, Pika 1 përmend shqiptarët dhe komunitetet tjera, por jo edhe kosovarët si popull që përbën Republikën e Kosovës.

“Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”, thuhet në Nenin 3, Pika 1 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndonëse vonë është folur për kombin kosovar, pasi shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë përfaqësuar më kombin shqiptar! Mirëpo, disa mendojnë që duhet të krijohet një komb i ri, pra kombi kosovar. Por, një komb kosovar a na humbë identitetin shqiptar? Dhe, nëse ky komb krijohet, atëherë shqiptarët e tjerë jashtë Shqipërisë, a kanë të drejtë të formojnë kombe të reja?

Për këtë çështje, publicistët analistët politik kanë dhënë mendimet e tyre për Gazetën InfoPress.

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi thekson se, kombi kosovar nuk duhet të krijohet, sepse ai tashmë ekziston vetëm se duhet të maturohet me anëtarësim në OKB.

Ndërsa, publicisti tjetër Fadil Lepaja mendon më ndryshe. Sipas tij, nëse e pranojmë këtë koncept për kombin atëherë, shqiptarët në Maqedoni janë maqedon, ata në Serbi janë serb, dhe në Mal të Zi janë malazez.

Matoshi, për Gazetën InfoPress, pohon se, në shtetin e Kosovës shqiptarët etnikë janë titullar të kombit kosovar dhe pronar të shtetit të Kosovës.

“Pra, titullari i kombit janë shqiptarët, kurse komunitetet pakicë mund të zgjedhin: t’i bashkohen kombit të vullnetit duke i dhënë dashuri dhe besnikëri (pra edhe ushtarë e dëshmorë nëse kjo lypet) duke e maturuar kombin shumetnik me baza qytetare ose të vazhdojnë jetën e tyre si minoritete të mbrojtur me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi konform Kartës Europiane të të Drejtave të pakicave etnike. Kjo është punë për ta. Shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni janë pakica etnike shqiptare dhe nuk kanë të drejtën e kombformimit, sepse për kombndërtim (‘national building’) duhet një lëvizje koherente politike për shtetkrijim, duhet plotësuar kriteret sipas të Drejtës Ndërkombëtare që e bëjnë një shtet-komb (p.sh. ato kritere që i plotësoi Kosova më 2008), thekson ai.

Publicisti Matoshi, më tej thekson se, shqiptarët kudo që jetojnë duhet të luftojnë për t’i realizuar të drejtat e tyre të ligjshme, sepse Fuqitë e Mëdha tash për tash nuk do të lejojnë separatizma.

“Unë nuk e di çka mund të ndodh pas 50 apo 100 vjetësh, porse tash gjendja faktike është kështu. Shqiptarët etnikë janë titullar të dy kombeve të mëvetësishme. Kombi kosovar nuk duhet të krijohet sepse ai tashmë ekziston vetëm se duhet të maturohet me anëtarësim në OKB”, përfundon Matoshi.

E në anën tjetër, Fadil Lepaja, thotë se e dallon identitetin shtetërorë prej atij kombëtarë. Sipas tij, Kosova është shtet i qytetarëve të sajë, e këta qytetarë, në kuptimin etnik dhe kombëtarë, janë shqiptarë.

“Dikur në ish Jugosllavi, me të njëjtat motive që ishte konceptuar kombi mysliman, maqedon dhe ai jugosllav, ishte konceptuar edhe kombi kosovarë, për të diferencuar shqiptarët e Kosovës nga shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi për të përfunduar kështu projektin e Qubrilloviqit që duke e parcializuar, të sundohet dhe asimilohet më lehtë. Edhe shqiptarët në pamundësi të thyejnë ushtarakisht barrierat që po i vinin, dhe duke mos pasur as përkrahjen ndërkombëtare që sot e kanë, kishin krijuar programe politike parciale, për të ruajtur substancën dhe për të rritur shkallën e të drejtave dhe lirive, kudo që i kishin ndarë”, thotë Lepaja për Gazetën InfoPress.

Ai pohon se, të kthehesh sot në programe minimaliste, kur i ke të hapura dyert e ribashkimit shpirtërorë, e madje edhe politik, është mazohizëm politik dhe mungesë vizioni. “Do të thotë të lansosh programe nga të cilat edhe vetë prodhuesit e tyre i kanë hedhur poshtë”.

“Në anën tjetër, të krisurit, të cilët mendojnë se duhet të rrënosh Kosovën për të treguar patriotizëm shqiptarë, poashtu ose janë në konfuzion të thellë, ose janë në shërbim të agjendave që synojnë të dëmtojnë interesat shqiptare në regjion. Nuk mund të ndizet luftë shqiptaro-shqiptare vetëm se narcis politik, apo të dëshpëruar pas publicitetit duan të jenë në qendër të vëmendjes duke u grindur për probleme joegzistuese dhe për të mbuluar ato reale”, shton Lepaja.

Sipas tij, është real, njëfarë rivaliteti në mes të elitave në Kosovë dhe Shqipëri, e mbase edhe Maqedoni, rreth qytetarisë por beson se kjo ka më shumë të mira se të këqija.

“Personalisht mendoj se shqiptarët e Kosovës janë më të guximshëm në arte dhe më të mirë në sporte, ndërkohë që në Shqipëri janë me serioz në punë, më sistematik dhe më shumë me prirje nga shkencat. Mund edhe të jem paragjykues”, përfundon Fadil Lepaja.

InfoPress / Nehat Shaqiri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu