Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KFDK)

0
822

Jusufi

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të rënë para luftës së UÇK-së në forma të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është themeluar në vitin 2009 në Prishtinë!

Kjo ndodhi sepse duke parë se institucionet e Kosovës po i anashkalojnë këta Heronjë e dëshmorë, gjegjësisht nuk po i njohin si të tillë, edhe pse në opinion dhe mbarë popullin shqiptar këta njehen si heronjë dhe dëshmorë të kombit. Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KFDK) ka mbajtur disa takime me familjarët e tyre. Në të gjitha këto takime është shprehur indinjatë e thellë për diskriminimin që institucionet e Kosovës po ua bëjnë heronjëve dhe dëshmorëve të kombit,pjestarëve te familjeve tona,të cilët siç është e njohur kanë rënë para luftës së UÇK-së në forma të ndryshme kundër okupatorit serb për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka pasur disa takime me krerët udhëheqës të shtetit të Kosovës! Në takim jemi pritur nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi, i cili na ka dhënë mbështetje lidhur me kërkesat tona në mënyrë që te rënët për lirinë e kombit të trajtohen sipas Ligjit. Kemi pasur takime edhe me Avokatin e Popullit, z. Sami Kurteshin dhe me Kryetarin e KMDLNJ-ës z. Behxhet Shala, nga të cilët po ashtu kemi marr mbështetje për kërkesat

tona. Madje Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Liritë e Njeriut edhe publikisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta implementojnë Ligjin Nr.04/L-054, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij ligji, që do të thotë t’iu njihet statusi i heronjeve dhe dëshmorëve të kombit edhe atyre që ranë në fushën e nderit në forma të ndryshme të rezistencës për liri dhe pavarësi të vendit para luftës se armatosur çlirimtare.

Ftesa për takime iu kemi bërë edhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ish-presidentit Fatmir Sejdiu, ish-zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, por fatëkeqësisht nuk kanë gjetur kohë të na presin në takim. Po ashtu ftesa për takim iu kemi dërguar edhe presidentes Jahjaga, kryetarit te Komisionit Qeveritar për Verifikim Agim Çekut, dhe në fund edhe ne adrsë të kryeministrit Mustafa kemi dërguar ftesë për takim, mirëpo deri më tash nuk kemi ndonjë përgjigje as pozitive as negative, që do të thotë se jemi injoruar!

Prandaj, duke e parë injorimin, të nderuara media të shkruara dhe elektronike, sot kemi vendosur të shpallim marshin protestues për 30 maj (e shtunë). Do theksuar se pikërisht më 30 maj 1989 në afërsi të Besianës (ish-Podujevës) në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-jugosllave ra në fushën e nderit i pavdekshmi Heroi i Kombit Ali Ajeti.

Atë ditë ishin organizuar demonstrata në krahinën e Llapit, me qëllim të sensibilizimit edhe të faktorit ndërkombëtar lidhur me okupimin klasik të Kosovës nga ana e Serbisë, ngase pikërisht atë ditë një delegacion i Parlamentit Evropian po vizitonte Kosovën dhe qëndronte ne Prishtinë. Marshi protestues organizohet më 30 maj (ditën e shtunë), duke filluar në orëneeee 14:00 afër Bibliotekës Kombëtare Universitare, për të vazhduar drejt sheshit “Zahir Pajaziti” e më pas do të mbërrijmë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ku do të kërkojmë nga Qeveria të implementojë Ligjin në fuqi për kategoritë e luftës, gjegjësisht për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, që në ligj të përfshihen edhe pjestarët e familjeve tona, të rënë para luftës çlirimtare në Kosovë, të rënë në dyluftime, në atentate, në demonstrata, si dhe gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në ushtrinë ish-jugosllave.

Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona, gjegjësisht derisa Ligji të implementohet në tërësi, që do të thotë se në të duhet të përfshihen edhe të gjithë të rënët e kombit t para luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë.

Ju faleminderit! Urdhëroni, nëse keni ndonjë pyetje.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit (KFDK)

Prishtinë, 30 maj 2015.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu