Kompania e Lushtakut fiton edhe një tender 7-milionësh nga KEK-u

0
673

sami-lushtaku-kompany

Pasuria e familjes Lushtaku do të rritet për afro shtatë milionë euro nga një tender i ri që është dhënë nga Korporata Energjetike e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut dhe Esat Tahirit, është shpallur fituese e tenderit për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut. Vlera e tenderit është 6.879.403.20 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së dhënë më 22 dhjetor 2014, është 36 muaj. Pronarët e kompanisë, Milazim Lushtaku dhe Esat Tahiri, janë njerëz të afërm të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Njëri është djali i vëllait të tij dhe tjetri ish-truprojë.

Që të tre janë të akuzuar nga Prokuroria për tenderin e njëjtë që i kishte dhënë KEK-ut dy vjet më parë. Aktakuza është ngritur javën e kaluar dhe përfshin edhe drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj, kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, shefin e prokurimit në KEK, Driton Pruthi, dhe ekspertin në OSHP, Azem Duraku. Prokuroria pretendon se tenderi i kaluar mbi gjashtë milionë euro i është dhënë kompanisë me anë të shkeljeve të mëdha ligjore dhe nën presionin e Sami Lushtakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu