Kompromiset e Thaçit, rrezikojnë interesat kombëtare dhe shtetërore

0
546

Prishtinë, 28 janar – Prezantimi i Kosovës në nismat rajonale pa emrin Republikë dhe me një fusnotë, ka ngjallur reagime në mesin e partive opozitare por edhe të analistëve. Sipas këtyre të fundit, kjo është një lojë me shtetësinë, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, thotë se ky veprim është kontestim i Republikës së Kosovës.

 

“Natyrisht që është kthim prapa dhe e konteston Republikën. Pra me vet faktin që ti po pranon që për disa nuk je Republikë, atëherë në fakt t’i nuk qenke republikë. Republikë duhet të jesh ndaj secilit dhe çdo gjëje. Nëse je, je, po nëse nuk je, nuk je. Nuk ka gjysmë Republikë, apo gjysmë pavarësi. Nuk ka pavarësi të shpallur tash e të realizuar në të ardhmen”, ka theksuar Ymeri, transmeton RTK.

 

Analisti Behlul Beqaj, nga ana e tij, thotë se kompromiset e kryeministrit Hashim Thaçi, po çojnë drejt rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore.

 

“Kryeministri një kohë të gjatë është me veprimet e tija, në sjelljet dhe deklarimet e tija në kundërshtim me vetë kushtetutën. Ai mendon se vetëm interpretimi i tij është i saktë kur është në pyetje Kushtetuta. Kryeministri është në vazhdën e rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore dhe është në vazhdën e respektimit të kërkesave të caqeve të caktuara në ndikimit ndërkombëtare, ndonëse ka marrë votën e qytetarëve të vet”, ka thënë Beqaj.

 

Në kuadër të dialogut me Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel, prej kohësh është diskutuar edhe tema rreth çështjes së prezantimit të Kosovës në nisma rajonale. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila drejton ekipin kosovar në këtë dialog, ka konfirmuar se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet pa fjalën Republikë, dhe me një fusnotë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu