Komuna bllokon punimet në 12 objekte kolektive

0
865


 

 

 

 

 

Drejtoria e Inspeksionit – Sektori i ndërtimit ka ndërprerë sot punimet në 12 ndërtime kolektive në disa lagje të kryeqytetit. Përveç ndërprerjes së punimeve inspektorati i ndërtimi këtyre objekteve u vendosi shiritat.

Punimet u ndërprenë fillimisht në dy objekte në lagjen “Tophane”, investitor Rexhep Hoti dhe Ilir Mustafa. Më pastaj u vazhdua më ndërprerjen e punimeve në lagjen “Kalabria”, investitorë: “OTI-COM”- Xhafer Rrmoku, “Konak” shpk dhe “Nartel”- shpk.

Ndërkaq në lagjen “Mati I”, punimet u ndërprenë në objektet e investitorëve:

Abaz Zeqiri, “Lin-Projekt”, “Global” konstrukcion, Fahredin Gashi, Ibush Zeqiri, Faruk Nura dhe N.N.T- “Tregtia”

Gjatë kontrollit të këtyre objekteve inspekcioni i ndërtimit ka evidentuar se këta investitor nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet për të vazhduar me ndërtim.

Ndërprerja e punimeve dhe vënia e shiritave në këto objekte kolektive është bërë në asistencë të Policisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX-it, dhe nuk është shënuar asnjë ekses.

Po ashtu sot, inspeksioni komunal i komunës, sot ka larguar disa teraca dhe me kërkesë të qytetarëve është liruar një rrugë në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu