Komuna e Gjilanit me borxh 15 milionë euro, mund të shkojë në mbi 25

0
26

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë publike obligimet financiare të komunës që udhëheq dhe sipas asaj që ka prezantuar, borxhi mund të shkojë në mbi 25 milionë euro. Aktualisht është rreth 15 milionë euro.

Obligimet financiare, sipas njoftimit nga Komuna e Gjilanit, janë krijuar sidomos në tetë vitet e fundit.

“Ne jemi zotuar për transparencë. Qasja jonë është dhe do të jetë e tillë përgjatë të gjithë mandatit, andaj edhe si institucion komuna është e hapur dhe mirëpret qytetarët e palët e ndryshme për takime”, ka thënë Hyseni, përcjell Zyra për media e Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, bëhet fjalë për mbi 11 milionë euro obligime financiare jokontingjente (obligime që mund të rrjedhin nga kontestet e ndryshme në të ardhmen) dhe rreth 14.5 milionë euro obligime financiare kontigjente.

“Për këto dy muaj të qeverisjes tonë, në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kemi pranuar njoftimin nga përmbaruesi për obligimet që do të ekzekutohen përmes procedurës përmbarimore. Vlera e këtyre obligimeve është 3,500.000 euro! Shumica e detyrimeve janë nga shpronësimet. Të njëjtat janë bërë pa përfillur procedurat ligjore, ku fillimisht duhet zotimi i mjeteve e më pas edhe zbatimi i procedurës së eksproprijimit”, ka thënë Hyseni.

Sipas njoftimit, komuna “do të gjejë shkelësit, do t’i denoncojë ata, do të ndalë zhvatjen dhe do të kthejë dinjitetin e munguar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu