Komuna e Prishtinës do t`i largojë nga banesat komunale në lagjen “Bregu i Diellit” familjet të cilat nuk janë raste sociale si dhe invalid lufte, tha në një konferencë për media drejtori për Pronë, Dren Kukaj.
Në këto banesa sipas Kukajt, banojnë asamblistë, siç është ai i PDK-së, Shemsi Veseli, ai i LDK-së, Muhamet Gashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi si dhe anëtarë të tjerë të LDK-së që, siç tha Kukaj ”i kanë marrë banesat me anë të pushtetit”, shkruan Klan Kosova.
Ky vendim do hyjë në fuqi menjëherë.