Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka filluar me rrënimin e një ndërtese tetë katëshe në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Ky objekt që është në ndërtim e sipër i takon kompanisë “Pozhegu Brothers”.
Drejtori i Inspeksionit, Xhelal Sveqla tha se vendimi është marrë pas plotësimit të gjithë dokumentacioneve dhe proceduare ligjore.
Sveqla tha se në këtë kompleks banesash dy hyrjet janë të pajisura me leje ndërsa e treta nuk ka aplikuar me kohë për leje.
Rrënimi i këtij objekti do të zgjasë për disa ditë.
Ndërkohë përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, nuk deshtën të flasin lidhur me këtë situatë.
Përmes telefonit, ata i than Klan Kosovës, se nuk duan të komentojnë asgjë rreth rrënimit të sotëm.