Komunikate: Duart larg nga Trimat e Kumanovës

0
803

Kumanova

Familjaret e personave te burgosur ne Maqedoni, paraqesin shqetesimin e thelle lidhur me situaten e re te krijuar me transferimin e qëllimshëm te burgosurve neper burgjet e Prilepit dhe Manastirit, ku dyshohet qe jane vendosur neper qeli dhe torturat ndaj tyre kane rifilluar ne menyre ç’njerzore!

Kete e vertetuan sot edhe avokatet dhe gazeta Zhurnal ne Maqedoni. Familjaret e ketyre personave qe kane mbetur ne mëshirë te fatit si dhe bashkeluftetarët e tyre te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe Ushtrise Çlirimtare Kombetare, me ane te kësaj komunikate: paralajmërojne autoritet maqedonase që te kenë kujdes dhe te mbajnë duart larg nga ata burra, ani pse u braktisën nga shteti I tyre per te cilin sakrifikuan dhe luftuan ne moshën më të mirë te tyre, ata burra kane lënë mjafte njerëz mbrapa qe mund te marrin hak per ta!!!

Ata burra jane njerëzit më te shtrenjtë për ne dhe per vendin tonë. Respektoni konventat nderkombetare per te burgosur te luftes,mjafte I keni shkel te drejtat e tyre, shkelje per te cilat nje dite do pergjigjeni para ligjit nderkombetar! Mos tentoni te eliminoni trimat tane me skenare monstrouze, se më nuk do rrim duarkryq, ju paralajmërojmë që do ta paguani shtrenjtë! Njëherit kerkojmë urgjentishtë qe shteti i Kosoves te marr hapat e duhur dhe të kryej obligimet e veta kushtetuese!

REDAKSIA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu