Lëvizja e Re Demokristiane, me shqetësim është duke e përcjellë gjendjen ekonomike dhe politke, kapjen e shtetit nga pozita si dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë. Partitë opozitare së bashku me qytetarët e Kosovës, me shumë të drejtë kanë filluar që përmes protestave të organizuara të shprehin shqetësimin e tyre; Kundër çmimit të lartë të rrymës, kundër kontrollit të pushtetit në RTK, kundër uzrupimit të sistemit të drejtësisë, kundër Asociaconit të Komunave me shumicë Serbe. Lëvizja e Re Demokristiane, duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre, përkrahë dhe do të merr pjesë në protestën që do të organizohet me datë 18.04.2015, në orën 14:00. LRD-ja fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që masovikisht të marrin pjesë në protestë. Prishtinë, 13.04.2015 Lëvizja e Re Demokristiane Zyra për informim publik