Komunistët jugosllavo-shqiptarë vazhdojnë të akuzojnë popullin shqiptar dhe bijtë e tij edhe sot për Pranverën e vitit 1981

0
699

Sonte pash për të satën herë një emision (gjysmëdokumentar) të “përgatitur” nga Baton Haxhiu dhe kompania e tij për ngjarjet historike të vitit 1981. Ideja që përshkonte si një fill i kuq këtë emision-dokumentar antishqiptar është se “këto ngjarje u organizuan nga shërbimet e huaja, UDB-KGB…”! Kurse qëllimi themeltar i tyre, sipas tyre, ishte “ndalja e zhvillimit të krahinës dhe rikthimi i kontrollit të Serbisë mbi krahinën e tyre (komunistëve jugosllavo-shqiptarë të tipit F. Hoxha, A. Shukriu, S. Hasani., M. Bakalli, A. Vllasi, K. Shiroka, M. Maliqi, V. Deva…)! Dy-tre protagonistë të atyre NGJARJËVE ishin intervistuar, nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ishin ftuar dhe intervistoheshin komunistët jugosllavo-shqiptarë si A. Vllasi, M. Bakalli, Sh. Maliqi (i biri i M. Maliqit famëkeq), një që aso kohe ishte në pelena (M.Kelmendi), por që donte me çdokusht edhe këtu të dëshmonte se edhe kur ishte në pelena kishte qenë në anën e këtyre komunistëve rënegatë…

Kryerënegati i atyre vitëve, komunisti i përbetuar jugosllav, A. Vllasi, nuk u mjaftua vetëm me akuzën se këto ngjarje (sic thoshin shumë prej bashkërënegatëve të tij), ishin organizuar nga UDB-ja, por tha, ne stilin udbesk, se ‘thuhej, flitej që ato të jenë organizuar nga KGB-ja…”! Ështe e qartë se kjo fare rënegati dëshironte që atdhetarët e devotshëm dhe organizatat e tyre atdhedashëse t’i lidhte me Rusinë… Nuk thuhet më se ishin të lidhura me Tiranën, siç na akuzonin aso kohe.

Ata që aso kohe na quanin “nacionalistë”, “irredentistë”, “kundërrevolucionarë”,,,, sot na quajnë “marksistë-leninistë” të lidhur me Rusinë-KGB-në!! Ata që nuk kënaqeshin asnjëherë me torturat mizore që bënin mbi rininë shqiptare, sot dalin dhe akuzojnë “viktimat” e tyre si zbatuese të planëve të Beogradit e të Moskës!! S’kanë faj këta. Fajet i ka vetë Hydajet Hyseni, si kryetar i SHBP dhe të gjithë ne që nuk u kemi bërë kallzime penale për dhunë, torturë, shtypje dhe deri mbytje në torturë…

Në krye të kësaj dhune, torture, persekutimi dhe në krye të këtyre rëprezaljëve masive qendronte pikërisht A. Vllasi me ata që po na akuzojnë edhe në media. Në cdo vend demokratik këtij grupi komunisto-shqiptarë, që pesrsekutoi, burgosi, torturoi dhe vrau popullin e tij do t’i merrej çdo e drejtë për paraqitje dhe funksione publike dhe do të vuanin denimin e merituar në burgjet demokratike. Në vend se ta mbyllin gojën dhe të dalin vetëm njëher në media për t’i kërkuar falje këtij populli, ata dalin vajtojnë postët dhe privilegjët e tyre të humbura, vajtojnë prishjën e Jugosllavisë së tyre të dashur.. Shprehin indinjatën dhe pakënaqësinë e tyre pse Kosova iu shkëput Serbisë-Jugosllavisë së tyre të dashur.

Buka e kësaj toke ua zëntë frymën!

 

Shkruan: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu