Konfirmohet aktakuza kundër 7 personave për krim të organizuar dhe kidnapim

0
555

Gjykatësi për konfirmim i EULEX-it nga Gjykata Komunale në Pejë konfirmoi aktakuzën kundër 7 të akuzuarve për krim të organizuar, kidnapim dhe posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Hime Krasniqi dhe Selman Gashi.

Hetimet janë zhvilluar nga Departamenti i Policisë së Kosovës për Krime të Rënda në lidhje me rastin e kidnapimit të biznesmenit nga Gllareva, komuna e Klinës, më 21 shtator 2010.

Në lidhje me hetimin e njëjtë, tre të akuzuar të tjerë, Muhamet Bojkaj, Ali Bojkaj, Gazmend Sylaj, u akuzuan dhe pranuan fajësinë e tyre për posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Gjykatësi gjithashtu konfirmoi këtë aktakuzë. Një procedurë e veçantë gjyqësore do të zhvillohet për këta tre të akuzuar.

Rasti ishte nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Seanca për konfirmim është mbajtur më 20 maj, thuhet në një komunikatë për media të EULEX-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu