Ashtu siç edhe raportoi Gazeta Blic, konfirmohet dorëheqja e Fitim Humollit nga Komision për Matjen e Territorit.
Humolli e ka cilësuar si joprofesional dhe i bërë për konsum politik.
Ashtu siç edhe raportoi Gazeta ai ishte i pakënaqur me metodën dhe metodoligjnë e përdorur nga ky komision.
Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova “humb territor të konsideruar”.
Gazeta nga burime të nesueshme ka marrë vesh se pos Fitim Humollit, nga Komisioni për matjen e Territorit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje edhe dy anëtarë të tjerë.
Ata sipas burimeve të Gazetës Blic janë Agron Luta edhe Faruk Bojaxhi.
Askush as nga Qeveria e as nga Komisioni për Matjen e territorit nuk e ka konfirmuar këtë informacion.
Gazeta ka bërë përpjekje që të marrë konfirmim zyrtar, por askush nuk është përgjitgjur.