Konfirmohet ndërhyrja e Jahjagës

0
480

Karrieristat

Gati tre muaj nga zgjedhjet e 8 qershorit, partitë ende nuk po mund të bien dakord rreth krijimit të institucioneve të reja.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese konkludoi se pati shkelje gjatë seancës konstituive të 17 korrikut, partitë politike nuk ndryshuan qëndrimet rreth saj.

Tash në prag të mbajtjes së kësaj seancë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.

Në përgjigje përmes postës elektronike, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Atifete Jahjaga, është shprehur se:

Presidentja Jahjaga, që prej fillimit të mandatit të saj, ka luajtur rolin e faktorit të unitetit dhe të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve. Në zbatim të mandatit të saj kushtetues, Presidentja ka lehtësuar edhe takimet e mëhershme të liderëve politikë në Kosovë, në përpjekje për të siguruar funksionimin kushtetues te institucioneve. Në çdo rast, Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese do të garantojë unitetin e popullit në vend. Në veçanti, në rast të rrezikimit të funksionimit të institucioneve dhe të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, nuk përjashtohet mundësia që Presidentja Jahjaga të lehtësojë diskutimet me forcat politike, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë institucionale`

Por, a ka afat ligjor brenda të cilit seanca duhet të mbahet? Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike, tha se në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk është përcaktuar afati për vazhdimin e seancës konstituive.

I pyetur për nënshkrimin e 40 deputetëve me të cilin partitë e Bllokut do të kërkonin seancë, nëse këtë nuk e bën deputetja e PDK-së, Flora Brovina, sekretari i Kuvendit tha se duhet referuar gjithashtu Aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-NISMA, thonë se nëse PDK-ja nuk i përmbahet afatit, ata njëanshëm përmes 40 nënshkrimeve të deputeteve do ta thërrasin seancën konstituive./rtk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu