Konflikti: Greqia ndalon kërkimin e naftës në detin Jon

0
945

Deti Jon

Kompania norvegjeze, e cila kishte fituar të drejtën për të bërë kërkime nafte në zonën e diskutueshme të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë (Joni 1), është tërhequr, duke pritur që të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve. Ky lajm vjen pas atij se Qeveria greke ka pezulluar përkohësisht kërkimet në detin Jon. Nuk dihet nëse një gjë e tillë ka ardhur pas notës së protestës të ministrisë së jashtme shqiptare ndaj qeverisë greke, për të ndaluar kërkimet për naftë në detin Jon

Ky lajm vjen ndërkohë që dukej sikur Athina do ti shkonte me kokfortësi deri në fund idesë së saj. Madje u tha se për këtë shkak Ministri Jashtëm grek, Nikos Kotzias bojkotoi takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Europës Juglindore që u mbajt në Tiranë më 22 dhe 23 maj, edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras nuk do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar në 27 maj për të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të kryeministrave të rajonit në kuadër të SCEEP. Kështu shkruajti së paku gazeta greke “Kathimerini.

Duke iu referuar burimeve diplomatike gazeta “Kathimerini”  që i cilësonte mardhëniet me dy vendeve në nivelin më të ulët që prej viteve ‘09 shkruante se zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kufirin detar mund të arrihej përmes disa opsioneve, ku nuk përjashtohet padia në Gjyqin e Hagës. “Shqipëria pretendon se Greqia me programin e kërkimeve për naftë në detin Jon, të shpallur në qershor ka shkel ujërat territorial shqiptare në bllokun 5, ku Tirana planifikon kërkime gjatë javëve të ardhshme. Kjo do të thotë se do të shpaloset një krizë që me një mënyrë ose tjetër duhet të zgjidhet.Ose nëpërmjet dialogut, ose nëpërmjet arbitrazhit ose nëpërmjet Gjyqit të Hagës.

Në shtypin grek thuhej gjithashtu se ministri Jashtëm grek Nikos Kotzias shqetësimet lidhur me qëndrimet e Shqipërisë ia ka përcjellë edhe qeverisë gjermane dhe Përfaqësues së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, Federika Mogerini. menëherë pas kësaj Komisioni Evropian, ka reaguar nëpërmjet zëdhënëses Maja Koçijançiç.

BE-ja nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane”, thotë Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. “Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë do të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”deklaroi Kocijancic.

Lidhur me kërkimet e naftës në det Shqipëria shpreson të nisë shumë shpejt procedurat dhe për këtë i ka dërguar Athinës zyrtare tri nota verbale, duke i kërkuar të ndërpresë kërkimet për naftë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu