Konspirative: Në bordin e aeroplanit që u rrëzua ishte edhe një grua misterioze

0
574

Avioni

Të dhëna të reja dalin pas rrëzimit të aeroplanit Airbus 320 në alpet e Francës. Duket se në bordin e aeroplanit ishte edhe Yvonne Selke, 58 vjeç me origjinë nga Nokesville, e punësuar në një prej kompanive të kontraktuara nga Pentagoni, e specializuar për mbrojtjen dhe inteligjencë.

Kompania që ka marrëdhënie të ngushta me Qeverinë Amerikane është e ngarkuar të krijojë rrjete të bllokimit të kamerave dhe spiunëve, satelitëve dhe hartave gjeosatelitore. Funksionet e saj në kompani ishin mjaft të rëndësishme.

Gruaja punonte në një prej sektorët më të rëndësishëm. Gjatë fluturimit ajo ishte e shoqëruar me vajzën e saj 22-vjeçare Emily, e laureuar në Universitetin e Drexel në 2013-ën. Kompania është konsideruar strategjike për shkak të marrëdhënies që ka me qeverinë amerikane.

Nëse në këtë pikë janë të shumta teoritë e konspiracionit ka edhe nga ata që kanë pyetur se kush e donte të vdekur këtë grua. Qeveria amerikane? Terroristët? Sigurisht që për shumë persona vdekja “e rastësishme” për një eksperte të Pentragonit nuk është e besueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu