Dhjetëra makineri të rënda të KFOR-it nga kontingjenti hungarez u vunë re në autostradën Prishtinë- Mitrovicë, duke shkuar drejt veriut të Kosovës, raporton Sputnik, transmeton zeri.
Në kolonë më së shumti kishte xhipa ushtarak, kamionë, automjete për ndihmë emergjente mjekësore dhe disa transportues të blinduar.
Komanda e KFOR-it njoftoi mbrëmë se kjo ka të bëjë me një ushtrim të planifikuar në tërë Kosovën, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ushtrimi kryhet për të ruajtur gatishmërinë dhe aftësinë operacionale për të garantuar një mjedis paqësor dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, thekson KFOR./Zeri