10 ditë kanë afat për ta liruar shtëpinë e tyre në Veternik.
Këtë ultimatum familjes Sadriu ua ka dhënë Ministria e Infrastrukturës, pasi që ajo do të rrënohet për të zënë vend ndërtimi i autostradës.
Mirëpo, këtë vendim po e kundërshton pronari i shtëpisë për dy arsye,njofton Klan Kosova.
E para është çmimi i shpronësimit.
Me çmimin e shpronësimit nuk është i kënaqur as vëllai i ministrit të arsimit, Arsim Bajrami. Mirëpo, ai i tha Klanit se e ka pranuar vendimin për rrënim të shtëpisë dhe do t’i drejtohet gjykatës.
Arsye tjetër e kundërshtimit të familjes Sadriu është dyshimi për devijimin e trasës së rrugës.
Një objekt përball shtëpisë së Sadriajve është i deputetit Shaip Muja, në të cilin ata po dyshojnë se ka ndikuar për të devijuar rrugën. Ky i fundit nuk i është përgjigjur Klan Kosovës në telefonatat dhe mesazhet e dërguara në celularin e tij.
Kësaj familjeje i ishte premtuar se do të zbatohet ligji edhe nga Mustaf Krasniqi, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Kronika e plotë e Klan Kosovës.