Kosova e do Specialen gjykatë të përzier e me juridiksion të kufizuar

0
560

Gjylata

Brukselit zyrtar do t’i prezantohet javën e ardhshme kërkesa që Gjykata Speciale të mos jetë puro ndërkombëtare dhe që të kufizohet juridiksioni kohor i këtij mekanizmi, i cili do të trajtojë krimet që pretendohet t’i ketë kryer UÇK-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Autoritetet kosovare duan përfshirje të gjyqtarëve vendës në të.

Për këtë, Ekipi Teknik, i drejtuar nga ministri Hajredin Kuçi, ia ka përcjellë një raport pune dhe një propozim Grupit Politik, në përbërje të të cilit janë presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Ky grup do t’ia dorëzojë propozimin një delegacioni të Bashkimit Evropian, që javën e ardhshme do të qëndrojë në Prishtinë, për të diskutuar versionin e fundit të Projektligjit për Specialen, përcjell koha.net. Dhe, midis arsyeve pse Gjykata duhet të jetë e përzier dhe e kufizuar në juridiksio

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu