“Kosova e Metohia” për Jablanoviçin është cikërrimë (VIDEO)

0
865

Lista serbe

Serbet e Veriut të Kosovës kerkoin Status Neutral për Veriun e Kosovës që të shkeputen më pas nga Kosova.

Termi “Kosova e Metohia” i cili është përmendur kohëve të fundit brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, nuk e brengosë Aleksandër Jablanoviçin, kreun e Listës “Srpska”.

Ai në një intervistë për Indeksonine ka treguar arsyen se pse ai po përdor këtë shprehje ‘provokuese’.

Jablanoviçit, i lindur më 1980, jurist nga Leposaviqi gjatë kësaj interviste përmendi “fjalorin privat”, lëndën e gjeografisë, profesorët e tij, pastaj shkoi “deri në Bruksel”, e përmendi edhe “statusin e neutralitetit”.

I pyetur se përse nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, përse përdor zhargonin “Kosovë e Metohi”, këtë shprehje antikushtetuese. Në këtë kontekst, ai u shpreh:

“E përdor shprehjen “Kosovë e Metohi”, ngase ky është fjalori im privat. A është kjo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ky nuk është problemi im”.

Më tej tërhoqi vëmendjen: “Kështu kam mësuar në orët e gjeografisë. Nëse konsideroni se kjo është diçka e diskutueshme, atëherë duhet t’i pyesni profesorët përse kështu më kanë mësuar”.

Poashtu politikani Jablanoviç bëri një “gjimnastikë” politikë. Sipas tij nuk është konflikt i interesit ajo përse është i angazhuar si deputet në Kuvendin e Serbisë dhe si prijës i Listës “Srpska”. “Nuk është kjo konflikt i interesit. Po të ishte kështu unë nuk do të isha aty ku jam. Dhe për këtë askush nuk ma ka tërhequr vërejtjen.

Gjithashtu, Jablanoviç dhe përgjigjen përse është palë, subjekt i dy shteteve, i Serbisë dhe i Kosovës.

“Kjo është kuptim i gjerë. Madje edhe në Bruksel po bëhen bisedimet në bazë të neutralitetit, statusit të neutralitetit dhe kjo çështje nuk është e diskutueshme, ka thënë Jablanoviçi /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu