Kosova e pagoi shtrenjtë nominimin e Thaçit për Nobël!

0
648

Prishtinë, 24 dhjetor – Për dikë, e meriton çmimin, e për dikë jo. Partitë politike të Kosovës janë ndarë në dysh rreth nominimit për çmimin “Nobel” për Paqe nga Kongresmenët Amerikan.

Disa thonë se është mirë që një udhëheqës i shtetit tonë ta ketë një privilegj të tillë, e dikush tjetër vlerëson se edhe po ta merrte Thaçi çmimin, atë duhet ta ndajë me homologun e tij nga Serbia Ivica Dacic, e jo me popullin.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë që është shumë mirë për shtetin tonë që një udhëheqës siç është Thaçi, të marrë një çmim të tillë.

Megjithatë thotë se kostoja që kanë paguar kosovarët për këtë nominim është çështje tjetër.

“Ai dihet se për çfarë është nominuar për punën e negociatave për asgjë tjetër”, ka thënë Arben Gashi për Express.

Derisa veç pak orë pasi u kuptua se kongresmenët kanë propozuar Kryeministrin tonë si kandidat të mundshëm për të marrë çmimin e paqes këtë vit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër për këtë punë.

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka thënë se parti e tij nuk e di se çfarë kuptimi do të kishte çmimi “Nobel” për paqe në këtë rast. “ Por mendoj që edhe nëse e merr Thaçi këtë çmim, çmimin do ta ndante me Daicin e jo me qytetarët e Kosovës”, është shprehur Selimi mbrëmë në KTV.

Kjo për shkak se për Selimin, paqja jo gjithmonë do të thotë liri dhe barazi. “Mendoj që nuk është arritur paqja me bisedimet…së paku jo me këto bisedime”.

Rrjedhimisht sipas Selimit, Kryeministri i Kosovës deshi apo nuk deshi, çmimin do ta ndanë me kryeministrin e Serbisë. Pavarësisht se thotë se nuk do ta donte një gjë të tillë, duke e marr parasysh se kush është kryeministër i Serbisë tani dhe cili është pozicioni i Serbisë karshi Kosovës.

“Po ashtu, ndarja e këtij çmimi për Dacicin i cili ka qenë zëri i luftës së Milosevicit. Është sikur ti ndash Milosevicit një çmim të tillë”, ka vlerësuar Selimi.

Janë këto veç disa fakte pse Selimi mendon që çmimin “Nobel” të paqes nuk e meriton as Hashim Thaçi e as Ivica Dacici.“Pasi nuk kanë arritur paqe…por edhe nëse eventualisht e fiton, ky çmim nuk i dedikohet qytetarëve të Kosovës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu