Kosova, integrimi i shqiptarëve dhe politikanët

0
644

Shqipërinë e ngritën idealistët, do ta shkatërrojnë politikanët, por do ta forcojnë rastësitë!”. Ndoshta kjo tiradë është pak a shumë parashikimi i saktë tragjiko-komik e ndoshta me një happy end prej ‘rastësive’, i bërë prej një rilindësi vizionar, në lidhje me të ardhmen e etnisë dhe racës shqiptare. Natyrisht që ashtu si shumë etni dhe gjuhë të tjera që nuk i kanë rezistuar dot suferinave dhe barbarive të kohës, edhe raca shqiptare ka ecur shumë herë, sidomos në shekujt e fundit pas erës së krijimit të shteteve-kombe, në buzë të greminës e me sytë e lidhur nga fasha dyngjyrëshe e identitetit osman dhe sidomos atij ortodoks të Ballkanit. Disa karakteristika të lidhura me identitetin, sidomos atë fetar, i lanë shqiptarët të vetëm përballë disa popujve të tjerë fqinjë thuajse ortodoksë të Ballkanit, pas rënies së Perandorisë multietnike Osmane, deri në përfundim të dy Luftërave Ballkanike. Pas një triumfi spektakolar ushtarak të ortodoksëve ballkanas, grekët, serbët e malaziastë u sulën të pretonin dhe rrëmbenin tokat e shqiptarëve etnikë, pasardhës të ilirëve, me synimin e shfarosjes dhe asimilimit të tyre. Madje barbarët sllavë të dyndur në Ballkan në shekujt e 5-7 pas Krishtit këtë kishin bërë me kohë duke i mrrolur shqiptarët ilirë të cilët banonin rajonin deri në Sava dhe Manastir.

Ndërkohë, në një plan më të gjerë, të trembur se nuk mund t’i rivalizonin dot britanikët në ujëra, gjermanët hohencolerë dhe habsburgët menduan për një rindarje të territoreve koloniale, duke i zgjidhur punët nga toka e jo nga deti. Për këtë ju duhej Perandoria Osmane e cila i nxirrte gati deri në Indi e Kinë në lindje, dhe deri në Detin e Kuq e Afrikë në perëndim. Tamponi që ndante austro-hungarezët që sundonin Bosnjën deri në tokat e Rumelisë osmane ishin tokat e myslimanëve sanxhakas serbë dhe sidomos tokat e shqiptarëve të Kosovës dhe luginës së Vardarit, kështu që interesi gjerman ishte krijimi i një shteti sa më të madh shqiptar pas rënies së osmanëve. Kësisoj, përveç italianëve që nuk donin në Adriatik një Serbi të Madhe, ambicia tokësore e gjermanëve krijoi në Londër më 1913 shtetin e sotëm politik shqiptar të cunguar të 1913-ës. Por pa u zgjatur, megjithëse shqiptarët kanë qenë gjithmonë në mes të kudhrës dhe çekiçit të historisë, ditën të triumfonin anipse të përgjakur deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, epokë e cila do të sillte 3 verdikte të rëndësishme strategjike: a) Shpërbërjen infrastrukturore të ish-BRSS dhe shteteve në lindje të Iron Curtain me sistem komunist; b) Bashkimin e popullit gjerman dhe dy Gjermanive me kusht që gjermanët të vendoseshin për herë të parë në historinë e tyre 150-vjeçare si vagon prapa Elitës çifuto-protestante anglo-saksone në sipërmarrjet e sfidat e NATO-s për sundim global dhe harmonizimin brenda BE në funksion të një Qeverie të përbashkët Botërore me qendër në Londër dhe Washington (de facto në Jeruzalem); c)Çmontimin e ish-Jugosllavisë së Dytë dhe, përveç të tjerave, krijimin e kushteve për të krijuar Shqipërinë etnike.

2) Ndërsa shqiptarët e Greqisë në Çamëri e Thesproti, në luginën e Vardarit dhe në lindje të Gramozit ose u shfarosën ose u asimiluan nëpërmjet identitetit fetar ortodoks (në bashkëpunim edhe me turqit në mes të viteve ‘20 të shekullit të kaluar), ata në ish-Jugosllavi arritën të mbijetonin, edhe pse turqit e serbët punuan së bashku për t’i shfarosur në interes të tyre mbi bazën e dy marrëveshjeve me të dy ish-Jugosllavitë, përkatësisht atë ruajaliste dhe komuniste. Kjo mbijetesë e vështirë dhe e stërmunduar nga vuajtjet e mëdha të një populli vital që gjithmonë e kishte pasur thikën mbi zverk, i dha frutet dora dorës në këto 3-4 dekada, duke filluar me demonstratat e vitit 1981, me Republikën Rugoviane të Kosovës në vitet ‘90, me luftën e nxehtë kundër makinerisë serbe në pranverën e vështirë të vitit 1999 në aleancë me NATO-n, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në mes të shkurtit të vitit 2008 (ditën e acartë të 17 shkurtit) dhe tash së fundi, më 10 shtator 2012, me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës sipas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar.

Këto kanë qenë disa piketa të rëndësishme juridike që sollën pavarësinë e sotme juridike të shtetit të brishtë të Kosovës, fakt i cili mbush me shpresë zemrat e çdo shqiptari të vërtetë që i thotë bukës bukë dhe ujit ujë. Ndoshta edhe eshtrat e disa brezave të shqiptarëve të vërtetë që kanë aspiruar, vuajtur, therur e luftuar me armë në dorë për këtë aspiratë, janë gazmuar e drithëruar nga ky hop i madh i cili nuk ka se si të mos çojë drejt një integrimi më të gjerë të të gjithë shqiptarëve rreth Tiranës dhe jo rreth menteshës evropiane të Brukselit. Bashkë me luftën për të drejta qytetare të shqiptarëve të Maqedonisë më 2001 dhe marrëveshjen e papërfunduar të Ohrit, këto piketa do të çojnë drejt një integrimi normal të një popullsie, etnie me të njëjtën gjuhë, si pjesë të një identiteti të përbashkët të lashtë, ndoshta nga më të lashtat në Evropë. Edhe nga disa studime të fundit të ADN-së së shqiptarëve të gjallë me ata të vdekur e të gjetur nëpër tumat mbi 2000-vjeçare në tokat e shqiptarëve kudo ku ata kanë jetuar edhe në Greqi e ish-Jugosllavi, ndoshta jemi populli më i lashtë dhe sedentar në trojet e veta. Edhe gjuha jonë është vërtetuar edhe me shumë vepra autoritare të etimologëve të sotëm se është nëna e shumë gjuhëve të tjera më të reja, por sunduese në gjuhët e sotme indoevropiane.

Natyrisht, të gjithë shqiptarët normalë, sipas mundësive dhe mjeteve, kanë dhënë kontribut për këtë ditë ku arriti Kosova dhe gjithë çështja jonë. Por, natyrisht, nuk mund të mohohet roli i madh dhe përcaktues i ndërkombëtarëve, i Elitës Botërore protestanto-çifute dhe sidomos i shoqërisë okulte amerikane te Scull and Bones 322 me qendër Universitetin eYale-s ku mbështillen emra të mëdhenj pro racës ilire si Rusell, Lord, Whitney, Taft, Jay, Bundy, Harriman, Weyerhaeuser, Pinchot, Rockefeller, Goodyear, Sloane, Stimson, Phelps, Perkins, Pillsbury, Kellogg, Vanderbilt, Lovett (a ju kujtojnë gjëkafshë këto mbiemra në historinë e këtij shekulli për SHBA?); por më e njohura dhe më e dashura për shqiptarët brenda kësaj shoqërie okulte që është kurora e fuqisë së çdo partie në pushtet në SHBA, natyrisht që është familja Bush. Është po kjo shoqëri e superfuqishme e cila e futi Shqipërinë dhe etninë shqiptare brenda strukturave të NATO-s, pa plotësuar as standardet minimale si nivel ushtarak.

Por duke e lidhur idenë me tiradën me të cilin hapëm shkrimin, duhet të vendosim theksin se shteti në pelena i pas Kongresit të Lushnjës u drejtua nga një plejadë njerëzish të cilët edhe pse të shkolluar në sistemin arsimor osman dhe me eksperiencë si administratorë të provincave a zyrtarë të kësaj Perandorie, ishin më idealistë e atdhetarë, ashtu siç ishin edhe më të arsimuar e më të zotë në krahasim me politikanët e post-komunizmit në Shqipëri e Kosovë. Është një fakt i pakundërshtueshëm se edukimi i tyre familjar nuk kishte lidhje kaq të forta me babëzinë në krahasim me klanin e ngushtë e të pangopur të ardhur nga PPSH të Saliut që ka 12 vjet që e mjel deri në kockë Shqipërinë e pocaqisur të post komunizmit (a ju erdhi ndopak për të qeshur kur Saliu po fliste për heronjtë e Postribës?). Ndërsa idealistët shqiptarë të ‘Stambollit’ shitën pasurinë e tyre për të ndërtuar Shqipërinë, klani i politikanëve shqiptarë të post-komunizmit, sidomos në Shqipëri, bëri të kundërtën. Edhe klani i lebërve, sigurimsa të PS bëri të njëjtën gjë, por në përmasa më të vogla gjatë 10 vjetëve që ka qeverisur në këto 22 vjet Shqipërinë. Pasi vodhën me doganat dhe me tenderat e ankandet një copë të majme nga buxheti i popullit, tash kjo klikë i është sulur edhe me hanxharin portokalli të I.Metës nëntokës dhe të gjitha pasurive fitimprurëse të pakta që ndërtuan shqiptarët në 50 vjet komunizëm. Së bashku, të dy klanet blu e rozë që kanë ardhur nga komunizmi, shitën aeroportet dhe detin e naftës që ka nëntoka jonë si dhe po shesin hidrocentralet duke e lënë gjithë energjinë në duart e kompanive të huaja. Po kështu, me këtë neps simetrik duket se kanë vepruar edhe politikanët kosovarë, megjithëse ata karakterizohen nga një vetëpërmbajtje më e madhe në aferat e tyre. Shoqëria shqiptare këtu në Shqipëri dhe atje në Kosovë ka nevojë për feedback, për korrigjim në përzgjedhjen e politikanëve të mazhorancave. Në skenë kanë dalë forca të reja me energji e që duan dhe dinë ta bëjnë më mirë integrimin e shqiptarëve, që duan të largojnë bandat e vjetra që kanë monopolizuar ekonominë, si mbitokën ashtu edhe nëntokën e botës së krimit (ndoshta vetëm ndër shqiptarët mafia ordinere komandohet nga mafia me kollare, pasi këta të fundit i duan të gjitha). Hapi i madh juridik i pavarësisë së plotë të Kosovës lipset të shoqërohet me ndryshime dhe shpresa të tjera si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që serbët e grekët të mos qeshin pas disa dekadave me zhgënjimin nga shteti dhe institucionet tona. Ky hap lipset të shoqërohet me integrimin më të gjerë midis dy pjesëve të të njëjtit popull dhe me largimin e despotëve të pangopur që erdhën në politikë me opinga e golfa leshi dhe s’lanë gjë pa bërë për tu pasuruar. Është koha e një shteti të së drejtës ku shpërndarja e pasurive të jetë më e drejtë dhe ku gjithsecili të ketë shanse të barabarta me vajzën a djalin e kryeministrit në pushtetin qendror apo me kunatin e bandën e kryebashkiakut në pushtetin lokal. Është koha kur 4 % e popullsisë të mos kenë pasuri të venë për një kohë të shkurtër dhe me afera, sa 60 % e popullsisë. Është ora e integrimit të gjithë shqiptarëve dhe ora e zgjuarsisë dhe drejtësisë popullore me bandën e hajdutëve në të dy krahët dhe në të dy apo tre shtetet e shqiptarëve.

 

Nga Alfred CAKO

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu