Kosova: mbeten më të varfrit në rajon

0
753

Të ardhurat për kokë banori në Kosovë mbeten më të ulëtat në rajon dhe kosovarët vazhdojnë të mbesin më të varfrit e rajonit. Kështu u tha në raportin e rregullt të Bankës Botërore të publikuar sot për ekonominë në Evropën Juglindore.

Agim Demukaj, ekonomist në Bankën Botërore tha se fatkeqësisht nuk ka ndërruar për të mirë ambienti ekonomik në botë dhe në Evropë, në mënyrë që Kosova të përfitojë më shumë. Ai tha se rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë më e lartë në rajonin e Evropës Juglindore.

”Bruto prodhimi vendor më i ulët për kokë banori në rajon është diku 37 apo 38% më e ulët se sa në Shqipëri që është e dyta, pra kosovarët ende mbesin njerëzit më të varfër në rajon dhe në Evropë. Papunësia dhe varfëria mbeten siç e patë edhe në prezantimet e deritanishme të kolegëve tanë mbeten të larta edhe pse raportet e fundit të varfërisë që janë rezoltu para disa dite nga Agjencioni Statistikor i Kosovës tregojnë një rënie të vogël, mirëpo ende nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Demukaj.

Ai ka shtuar se prodhimi vendor është një prej shkaktarëve pse Kosova është e ndjeshme sa i përket eksporteve, për arsye nuk ka mbërri të integrohet me Bashkësinë Evropiane apo me rajonin, aq shumë sa dhe mbetet një ambient i dobët afarist, me gjithë përmirësimet që janë bërë kohëve të fundit. Demukaj bëri të ditur se eksporti i mallrave praqet një rënie prej 18%.

Ai gjithashtu shtoi se Evropa është një treg i vogël i cili ende nuk është konsoliduar. Mirëpo, sipas tij, e mira e Kosovës është se ka një diasporë stabile.

“Investimet e huaja direkte janë relativisht të larta, duke marrë parasysh që Kosova nuk ka qenë ende në hartën e investitorëve të mëdhenj. Është treg i vogël. Është treg që ende është duke u konsolidu. Ka një diasporë stabile në vendet e Bashkësisë Evropiane, që për fatin e mirë të Kosovës deri tash kanë qenë ata që kanë performu mirë një pjesë krizën që e ka kap eurozonën dhe për këtë shkak edhe ekonomia është mbrojtur nga zhvillimet në eurozonë”.

Ndryshe, sipas raportit Bankës Botërore, ekonomitë e kombinuara të gjashtë vendeve në Evropën Juglindore do të pësojnë rënie prej 0.6 për qind në vitin 2012 dhe do të përballen me rreziqe të vështira në vitin 2013, me një rritje të parashikuar ekonomike prej 1.6 për qind, thotë një raport i ri i Bankës Botërore Raporti i rregullt ekonomik për Evropën Juglindore i publikuar sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu