
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në takimin e radhës të liderëve ballkanikë, ku do të diskutohet për idenë e Mini-Schengenit.
Pjesëmarrjen e Hotit në takimin që do të mbahet nesër (10 nëntor) e kanë konfirmuar për “Zërin” nga Qeveria e Kosovës.
“Takimi do të mbahet nesër. Kryeministri Hoti e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, kanë thënë shkurt për “Zërin” nga zyra e kryeministrit Hoti.
Në anën tjetër, mediat në Serbi kanë raportuar sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të marrin pjesë në një konferencën për Mini-Schengenin. /Zëri