Kosova nuk do të pyetet për mandatin e Speciales

0
874

Gjykata Speciale

Kosova ka hequr dorë nga e drejta për t’ia përmbyllur kurdo mandatin Gjykatës Speciale, të cilën formalisht e ka themeluar vetë.

Një organ i Bashkimit Evropian do të vendosë për jetëgjatësinë e këtij mekanizmi të drejtësisë.

E dhëna është precizuar në draftin e marrëveshjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Holandës.

Dokumenti që ka 28 faqe, e përcakton Holandën si shtet nikoqir ku do ta ketë selinë Gjykata që do të trajtojë pretendimet për krime që mund t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.

Në gjithë draftin, Speciales i është referuar si Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës (IGJSRK, shkurtesë e vënë nga gazeta).

Drafti i marrëveshjes trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales jashtë Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka mashtruar Opinionin e Kosovës gjate negociatave për Gjykaten Speciale që Kosova do pytet për mbylljen e kesaj Gjykate dhe dhomat speciale që do jene në Kosovë.

Tani duket e kjarte që Brukseli do e mbai dhe me gjate Klasen Poltike nën presionin e kesaje Gjykate duke shantazhuar Individe në Qeverin e Kosovës sa here ajo ta kete nevojen për leshime Poltike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu