Kosova para UNESCO-s garanton statusin special për Kishën Ortodokse Serbe

0
867

OKB

Ditën kur Bordi Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka nisur sesionin, krerët shtetërorë të Kosovës janë përkujdesur që me një letër të përbashkët t’u drejtohen delegacioneve kombëtare, duke garantuar statusin special për Kishën Ortodokse Serbe.

Në dokument ata kanë numëruar një varg arsyesh pse Kosova duhet të jetë pjesë e këtij mekanizmi. Letrës në mirëbesim i është bashkëngjitur edhe një raport mbi trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë, autor i të cilit është ish-shefi i Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, një kohë i ngarkuar i BE-së për çështje të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, tani këshilltar i jashtëm Qeverisë së Kosovës për trashëgimi fetare dhe kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Në letrën e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, krerët e vendit kanë dhënë zotime se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i marrë përsipër obligimet që dalin nga aneksi numër pesë i Planit të Ahtisarit, i cili Kishës serbe i siguron mbrojtje kushtetuese të identitetit, pronës dhe lidhje speciale me Serbinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu