Kosova përgatitet t’i vendosë sanksione Rusisë

0
855

ndertesa_e_qeverise

Kosova po përgatitet t’i vendosë sanksione Rusisë. Lajmi është bërë i ditur nga mediet në kosovë të cilat shkruajnë se Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, tashmë ka koordinuar dhe analizuar mundësinë që t’i vendosë sanksione shtetit rus.

Sipas medieve kosovare, Bashmir Xhemaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, konfirmoi për mundësinë e vendosjes së sanksioneve në përputhje me politikat e BE-së dhe SHBA-ve të ndjekura ndaj Rusisë.

Në mesin e këtyre masave që BE-ja i ka ndërmarrë për Rusinë, është ndalimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, përkatësisht i autoriteteve kryesore ruse, ndalja e kredive të bankave evropiane për kompanitë ruse dhe ndalimi i importeve të prodhimeve ruse.

Këto masa priten që të ndiqen dhe të mbështeten edhe nga Kosova që nga sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu