Kosova refuzon ndihmën e Shqipërisë

0
707

Kirurgjia

U ankuan shumë kohë se nuk kanë kuadro për të punuar, por ku iu dha mundësia i refuzuan ato.

Sikur të mos i shkojë dikujt për shtati, Klinika e Kardiokirurgjisë mbeti jashtë funksionit për të mos ofruar këto shërbime shumë të kushtueshme për xhepin e pacientëve, derisa nuk bënë punë as shumat milionëshe e as gatishmëria e shtetit shqiptar që të sjellë mjekë për t’i ndihmuar vendësit, raporton KTV.

Megjithëse ishte paralajmëruar të nisë nga nëntori sipas marrëveshjes së nënshkruar nga QKUK-ja dhe QSUT-ja, ky shërbim pritet të fillojë nga janari i vitit 2015.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, që ndihmoi shumë në lidhjen e kësaj marrëveshjeje, nuk e arsyeton aspak këtë vonesë. Por vonesën e implementimit të marrëveshjes zyrtarë të QKUK-së e arsyetojnë me ndërrimin e ministrave dhe pamundësisë buxhetore.
“Marrëveshja, apo memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet SHSKUK- QKUK me Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës ende nuk ka filluar të zbatohet, meqë pagesa duhet të bëhej nga Fondi për trajtim jashtë institucioneve publike. Ky fond ndahet nga Ministria e Shëndetësisë, por meqë është fundi i vitit, nuk ka mundësi të bëhet kjo”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell koha.net . “Po ashtu, ka qenë në procedurë ndërrimi i ministrave. Është përgatitur një draft – kontratë për pagesë, e njëjta është në shqyrtim në Agjencinë për Financim të Shëndetësisë në MSH dhe presim që me fillimin e vitit të ri buxhetor të fillojë zbatimi i memorandumit”, thuhet më tej në këtë arsyetim.

Mosrealizimit të vazhdueshëm të premtimeve që bëri ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, për të nisur këtë shërbim i bashkohet edhe kjo e fundit, pasi ky shërbim nuk arriti të realizohet brenda këtij viti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu