Kosova Shqiptare, Nena e Vakive

0
679

Vetranet e UÇK-se protestojne kunder Qeverise dhe “shefave” te dikurshem…)

Kosova shqiptare eshte bere vend i paradokseve… Keto dite, pervec shume paradokseve tjera, Kosova jone (ri)prodhoi edhe nje paradoks tjeter… Veteranet e UÇK-se (me te drejte) po protestojne kunder qeverise dhe institucioneve (pervec Kryetares Atifete J.) qe udhehiqen nga komandantet, drejtuesit dhe “shefat” e tyre te dikurshem (te luftes)! Kryeministri i Kosoves ishte drejtor i Drejtorise Politike te UÇK-se (me vone “shef” politik i UÇK-se…), Minister ne kete qeveri dhe Kryetar i Komisionit per veteranet e UÇK-se eshte shefi i fundit i Shtabit te UÇK-se, nje tjeter anetar i Shtabit te UÇK-se eshte Minister i Arsimit…, etj.! Rreth 30 deputet jane drejtuese, komandante e perfaqesuese te UÇK-se. Njeri prej tyre ka qene Komandant i Pergjithshem i UÇK-se. Kryetari i Kuvendit te Kosoves ishte anetar i SHP dhe Zedhenes i UÇK-se… Me nje fjale pushteti politik-ligjvenes dhe ekzekutiv i Kosoves (kaq sa eshte…) eshte ne duart e atyre qe kishin drejtuar, komanduar dhe perfaqesuar Luften Kunderpushtuese e Çlirimtare te UÇK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves. Kerkesat dhe nevojat e luftetareve te UÇK-se (veteraneve, invalideve…) ishin dhe jane me te vogla dhe me modeste se kerkesat e cilesdo kategori te popullit tone… Mosplotesimi i tyre nuk i bene nder kesaj Qeverie dhe nuk i bene nder as ketij populli dhe as kombit shqiptar. Deshmoret, heronjte dhe veteranet e UÇK-se, luftetaret e lirise jane emblema, nderi, krenaria dhe lavdia e Kosoves dhe e mbare Shqiperise. Mosperfillja e kesaj pjese te lavdishme te popullit tone dhe injorimi i tyre e ka cmimin e larte… Aq sa respektohen, vleresohen dhe perkrahen luftetaret e lirise, deshmoret dhe familjet e tyre aq liri, drejtesi dhe zhvillim do te kete Republika e Kosoves dhe populli yne… Luftetari i lirise, familja e tij dhe e deshmoreve dhe invalideve te Luftes Çlirimtare meriton nje jete me dinjitet e jo me dore te shtrire… Ketyre njerezve, ketyre bashkekombesve tane duhet t’u garantohet nje jete normale dhe dinjitoze per kushtet dhe rrethanat e Republikes sone…
Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu