Kosova vazhdon të blej me të madhe mallra nga Serbia

0
565

Përpjekjet dhe aksionet e shumta kundër mallrave serbe, edhe pse duket se kanë dhënë sadopak rezultat në rënien e importit nga Serbia, prapëseprapë nuk kjo dallon shumë nga viti i kaluar. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se shifrat janë përafërsisht të njëjta.

“Si vlerë doganore për katër muajt e parë të vitit ka qenë 66 milionë euro. Përafërsisht importi është në të njëjtat nivele për shkak se mallra nga Serbia në muaj iportojnë 15 deri në 17 milionë euro”, ka thënë Stavileci.

Ndërsa sipas tij, eksporti nga Kosova përgjatë këtyre muajve është afër 3 milionë euro. Ndonëse gjatë muajit janar ishin mbajtur dy protesta nga Lëvizja Vetëvendosje për bllokimin e mallrave serbe, ekspertët kishin përjashtuar mundësinë që këto protesta të kenë ndikuar në uljen e importit të mallrave serbe.

Doganat e Kosovës njoftojnë se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti në raport me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi, importet e mallrave nga Serbia kanë shënuar rënie.

Sipas shënimeve të Doganave, gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti në Kosovë kanë hyrë mallra serbe në vlerë prej 21.5 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar gjatë këtyre muajve, Kosova ka importuar mallra të këtij shteti në vlerën monetare prej 35.1 milionë euro.

Që nga paslufta, sipas tyre, Kosova ka blerë nga Serbia mallra në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro. Për t’u përmirësuar kjo gjendje dhe bilanci tregtar i Kosovës, ekspertët në vazhdimësi kanë këshilluar marrjen e një vargu masash, ndër kryesoret ridefinimi dhe zgjidhja e çështjes së marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA.

Të zgjidhet mosmarrëveshja me Komisionin Evropian, për kthimin e preferencave tregtare për Kosovën, të ridefinohet pozita e Kosovës në CEFTA. Disa rekomandime të tjera kanë të bëjnë direkt me fushën e bujqësisë, që të bëhet një ndarje më ndryshe e buxhetit të shtetit.

Kësisoj të ndaheshin më shumë mjete për sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit si dhe të bëhet një koordinim më i mirë i programeve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu