Kosova veç po e shton importin e mallrave nga Serbia

0
683

Made in Serbia

Duket se ftesa që Oda Ekonomike e Kosovës po iu bën qytetarëve të Kosovës për konsumimin e prodhimeve serbe, ka filluar të japë efektin e saj, pasi importi i mallrave serbe në Kosovë është rritur vitin e kaluar.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, vitin që lamë pas në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë euro, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro, me çka e importi rritet në afër 600 milionë euro. Kurse, eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi gjatë vitit 2015 ishte 27 milionë euro.

Edhe zëdhënës i Doganave, Adriatik Stavileci, për KosovaPress konfirmon se gjatë vitit 2015 ka pasë rritje të këtij importit – për katër për qind më shumë se në vitin 2014.

Ai po ashtu tha se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 45 milionë eurove. Kurse, Kosova për këta dy muaj eksportoi në Serbi mallra në vlerë 2.5 milionë eurove.

Nga ana tjetër, institucionet gjegjëse të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të dinë se sa është edhe vlera e mallrave të importuara përmes rrugëve ilegale. Shifrat jo zyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro.

Përndryshe, në përkrahje të importuesve serb në Kosovë, kësaj jave ka dal edhe një herë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili përmes një komunikate të përbashkët me Odën Ekonomike të Serbisë, kanë deklaruar se i kanë dërguar një letër organeve të larta të BE-së me kërkesë për parandalim të aktiviteteve të Vetëvendosjes në Kosovë, aktivistët e së cilës po bllokojnë importin e mallrave nga Serbia.

Me kete Gërxhaliu, done te siguroi Serbin se nga ana e Institucioneve të Kosovës ska asnje penges për prezencen e Serbis në Kosovë por se bashkarisht duhet ta luftoim pengesen e atyre që që po pengoin kthimin e Serbis në Kosovë.

Kunder Kthimit të Serbis në Kosovë, nuk esht vetem Levizja “Vetevendosje” por i gjith süektri Qytetar në mbar trojet Shqiptare, mund te themi se per kthimin e serbis në Kosovë, jan angazhuar nje grusht të shitur per ca poste Politike dhe interesa personale dhe klanore, por Populli Shqiptar sdo lejoi kurr me kthimin e Serbis në Kosovë, as nga ana Ekonomike dhe as Ushtarake dhe Policore.

Importi nga Serbia

Produktet serbe ne Kosove
Produkte te Krimbura

Krimet ne Kosove

Rober Lufte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu