Kosova vend i origjinës, dhe destinacion i trafikimit me njerëz

0
783

Kosova është jo vetëm vendi i origjinës dhe transit, por është edhe destinacion i trafikimit me qenie njerëzore u tha sot në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e nisjes së muajit, Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, moto e së cilës është “Hapi sytë, ke kujdes!”. “Kosova është jo vetëm vendi i origjinës dhe transit, por është edhe destinacion i trafikimit, ku shumica e marrësve janë vendorë. Kjo është shënuar edhe në Raportin e Progresit të vitit të kaluar. As fëmijët nuk janë të anashkaluar nga këto statistika. Këto fakte brengosëse na shtyjnë që t’ju ndihmojnë në të gjithë në luftimin kundër trafikimit me qenie njerëzore”, tha ai, duke shtuar se luftimi i trafikimit me qenie njerëzore është prioritet kryesor, si politik, po ashtu edhe të agjendës BE-së për Kosovën. Sipas tij, çdo ditë duhet ta kemi ditën kundër trafikimit dhe të kontribuojmë çdo ditë në këtë drejtim, tha përfaqësuesi i BE-së, në Kosovës, Samuel Zhbogar. Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë në hapjen e kësaj konference se Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar që është e angazhuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, këtë gjë e provon edhe renditja e shtetit të Kosovës  në raportin vjetor kundër trafikimit me qenie njerëzore që publikohet nga Departamenti i Shtetit. Kosova në këtë raport rangohet në shkallë të njëjtë edhe me disa shtete të Bashkimit Evropian dhe vende anëtare të NATO-s. “Prandaj, dua të shfrytëzoj rastin dhe të theksoj se Kosova dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuara që të luftojnë këtë dukuri negative dhe të arrijnë rezultate edhe më të mëdha. Qeveria e Kosovës do të ndërmerr të gjithë hapat e duhur të reformojë policinë, legjislacionin përkatës, dhe të forcojë sundimin e ligjit, në mënyrë që të jemi më të përgatitur t’u përgjigjemi sfidave që dalin në luftimin e dukurive negative të krimit të organizuar, ka thënë kryeministri Thaçi në ceremoninë e hapjes së Muajit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi. Më tej, kreu i qeverisë tha se adresimi dhe trajtimi i trafikimit me qenie njerëzore, për shkak të natyrës së saj komplekse kërkon një vëmendje dhe qasje të veçantë. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit ku kemi paraqitur edhe sukseset por edhe sfidat me të cilat shteti ynë duhet të ballafaqohet. Ne jemi të njohur me ashpërsinë e fenomenit të trafikimit njerëzor që vendi ynë po përballet dhe i kemi kushtuar vëmendje të veçantë se ku Qeveria e Kosovës dhe aktorët tjerë duhet të përqendrohen në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, theksoi Thaçi. Ndërsa, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka vënë në pah ngecjen e institucioneve të vendit për ndjekjen penale të atyre që merren me këtë dukuri. “Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2012 vë në pah ndjekjen penale si dobësinë në përpjekjet e Kosovës kundër trafikimit me qenie njerëzore. Ne e inkurajojmë fuqishëm punën e Kosovës që po e bën për të zvogëluar numrin e dosjeve të mbetura dhe përmirësimin e trajnimeve për ndjekjen penale të krimeve të ndërlikuara”, tha Xhejkobson.  Kurse, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, tha edhe pse ka pasur të arritura në fushën e luftimit të trafikimit me njerëz, si ngecje e ka përmendur dënimin e atyre që merren me këtë dukuri, duke ia adresuar këtë çështje gjyqësorit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe drejtues të institucioneve gjyqësore në vend, si dhe njerëz të ndryshëm të fushave të ndryshme në vend dhe jashtë tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu