Kosovarët ‘zhyten’ në kredi

0
829

kredite

Mijëra kosovarë kanë hyrë në borxh ndaj bankave në vend. Pagat e ulëta që ata marrin në sektorin privat kanë bërë që t’ia mësyjnë kredive në banka.  Rreth 2. 17 miliardë euro llogaritet që kosovarët i kanë borxh bankave.

Sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës kategoria me rritjen më të madhe të kredive është kategoria e ekonomive familjare.

kredi
Merre Kredi e fleje shlir

Në raportin e BQK’së, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, thuhet se kreditë e ekonomive familjare shënuan rritje vjetore prej 15.2 përqind në qershor 2016, duke paraqitur kështu edhe kontribuuesin kryesor në rritjen e gjithsej kredive të sektorit bankar, shkruan Gazeta Express.

“Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në qershor 2016, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.17 miliardë euro, që paraqet rritje vjetore prej 8.4 përqind (6.1 përqind në qershor 2015) (figura 18).

Rritja e kreditimit gjatë vitit 2016 kryesisht i atribuohet rritjes së kërkesës për kredi, si dhe përmirësimit të kushteve të kreditimit nga sektori bankar”, thuhet në raportin e BQK’së.
Ndërkohë që në kuadër të kredive të reja ndaj ekonomive familjare, kreditë konsumuese u karakterizuan me rritje prej 19.4 përqind, pasuar nga rritja prej 10.6 përqind e kredive hipotekare, dhe 25.0 përqind nga rritja e kredive me kushte favorizuese.

E të gjithë këto kredi, kosovarët i kanë marrë me afat pagese prej 5 deri në dhjetë vite.
Ndërkaq që edhe depozitat në sektorin bankarë kanë shënuar rritje kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, kategori kjo që deri në qershor 2016 regjistroi një normë vjetore të rritjes prej 5.2 përqind (6.0përqind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu