Kosovarja fshin postimet në përkrahje të Soleimanit, paralajmëron padi ndaj mediave

0
408
Kosovarja fshin postimet në përkrahje të Soleimanit, paralajmëron padi ndaj mediave

Kosovarja Ikballe Huduti-Berisha ka fshirë postimet në përkrahje të gjeneralit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

Madje, ka paralajmëruar padi ndaj portaleve me pretendimin se fjalët e saj u keqcituan nga mediat kur raportuan se prizrenasja u mërzit pse u vra Soleimani, duke thënë se i njëjti s’do të vdesë kurrë.

“Te gjitha portalet qe pergenjeshtrojne duke dhene mendimin shpifes ndaj asaj qe e them dhe se eshte e drejte e imja te flas per te drejten humane e nuk eshte e drejt e gazetarve te ia humbin kontekstin e te me etiketojne me ate qe eshte e pavertet per te marre LIKE e para, te jeni ne dijeni do te ju padis per veprimet tuaja me qellime te liga”, ka shkruar Huduti-Berisha, në një reagim në FB.

Sot gjatë ditës është raportuar se kosovarja Ikballe Huduti-Berisha, që ka lidhje me Iranin, ka dalë kundër udhëheqësve të Shtetit të Kosovës që përkrahen vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

Kosovarja fshin postimet në përkrahje të Soleimanit, paralajmëron padi ndaj mediave
Kosovarja fshin postimet në përkrahje të Soleimanit, paralajmëron padi ndaj mediave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu