Kosovarja, mbi 2 vjet e mbajtur mbyllur dhe e detyruar të merret me prostitucion

0
813

Prostituta e Kosovës

Një vajzë19 vjeçare nga Kosova ka kërkuar azil në Insbruck,  Austri. Por këtij kërkimi të azilit i ka paraprirë një dramë e rëndë jetësore nëpër të cilën ajo është detyruar të kalojë. Siç ka dëshmuar para policëve austriakë, ajo, bashkë me tri të reja tjera është mbajtur me dhunë në një bodrum në Zvicër.

Veç kësaj, është detyruar të prostituohet në një lokal, ku i është dhënë rregullisht kokainë para fillimit të punës. Kjo, sipas rrëfimit të 19 vjeçares ka zgjatur që nga fillimi i vitit 2012. Atëbotë, asaj, si viktimë e tregtisë me qenie njerëzore, i është hedhur në pije substanca narkotike, gjegjësisht  të ashtuquajturat pikat K.O (K.O Tropfen) dhe që nga ajo kohe esht abuzuar me te.

Në bazë të rrëfimit të kosovares, dhe kallëzimit penal që ka bërë në Austri, policia zvicerane ka arrestuar dy persona Shqiptar nga Kosova po të njëjtën natë, shkruan agjencia e lajmeve e Austrisë apa por pa permendur emra. Veç arrestimit, policia zvicerane ka konfiskuar një sasi të madhe mjetesh narkotike. Por, nuk dihet ende nëse në bodrumin e përmendur kanë qenë edhe tri femrat për të cilat ka dëshmuar kosovarja dhe nëse ato janë liruar ose jo.

Kosovarja 19 vjeçe ka kërkuar azil politik në Insbruck ndërsa është dërguar në një qendër për përkujdesje të viktimave të dhunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu