Kosovarja, pas arrestimit në Hungari, bëhet nënë

0
1768

Kufiri Hungari - Serbi

Një grua nga Kosova, e cila ka kaluar ilegalisht kufirin hungarezo-serb, menjëherë pasi u arrestua, ka lindur një vajzë.

Lindja e bebes që thuhet të jetë shëndoshë e mirë, ishte bërë pasi që disa orë pas arrestimit, gruaja iu bëri të qartë zyrtarëve policor se së shpejti do të lindë, ndërsa menjëherë u transportua në klinikën Szeged, ku lindi një vajzë të shëndetshme.

Rasti ka ndodhur në afërsi të Morahalom të Hungarisë, vend ku ajo së bashku me dymbëdhjetë persona të tjerë, kishin tentuar të kalonin kufirin, transmeton Telegrafi.

Zëdhënës i rajonit policor të Csongrad, Szabolcs Senti, ka njoftuar se me rastin e kësaj gruaje, autoritetet hungareze do të merren pas largimit të saj nga spitali, por sipas informatave, ajo do të qëndrojë me fëmijën për një kohë në Hungari.

Szabolcs Senti tha se policia hungareze së bashku me rojet civile, në 24 orët e fundit, përgjatë kufirit hungarez ka ndaluar trembëdhjetë grupe, përkatësisht 117 persona që kishin kaluar ilegalisht kufirin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu