Kosovë dëgjoje zërin e poetit

0
1255

Liria e Kosovës forcon e zbukuron lirinë e gjithë botës.Kosova sot të gjithëve shqip na thërret me dashuri…Kosova është dashuria jonë që nuk plaket as nuk vdes kurrë.Por shqiptarët,pa një kushtetutë mbarëkombtare,mbeten prapë Kështjellë e Rozafës”.

————————————————————————————–

Kudo që permendet emri i Poetit Zeqir Gërvalla,të gjithë e dinë se sa peshë të rëndë,ka ky njeri,për Kosovën,për Shqiptarinë.Atëdhetar,poet,njeri i fjalës,shokë dhe luftetar i lirise se Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve,me Adem Demaçin,Fazli Graiçevcin,Shaban Shalen,Rexhep Elmazin,Azem Beqirin,Selman Berishen e shumë të tjerë.Ishte një gjeneratë,qe morri persiper,guximin,luftën,dhe hapi rrugën,qe te tjerët te frymzohen,dhe te ecin kesaj rruge të veshtirë,por,qe solli deri te fitorja dhe liria qe ka Kosova sot.

Deshiroja ta beja nje intervistë me Bacin Zeqë,por me lindi ideja dhe  zgjodha menyren të shetis nepër shkrimet qe gazetat,ketu ne Kosovë,dhe Amerikë shkruan për të madhin Zeqir Gërvalla,lash intervisten dhe zgjodha kete forme komentimi.

 

Shkepusim nje shkrim nga gazeta Rilindja me titull “FATE KRIJUESISH TANË”,nga autori Vehbi Bajrami,Amerikë.

Ja se qka shkruan kjo gazetë.

Poeti mu shfaq para syve në NJ-Jork një ditë dhjetori kur mileniumi i vjeter po i linte vend te riut.Autori Vehbi Bajrami kishte punuar me poetin ne gazeten “BOTA E RE”.Ne mes tjerash ne kete shkrim Zeqir Gervalla shpalos kujtimet nga koha ,kur u burgos.

———————————————-

Z.Gërvalla: Na burgosën vetëm pse e donim me shpirt gjuhën e ëmbel shqipe.Na burgosen vetëm pse e donim me shpirt Kosovën,Shqipërinë, Çamërinë dhe donim,si të gjithë popujt tjerë të botës,të gëzonim lirinë në atdheun tonë të ribashkuar në një shtet-në një Shqipëri etnike.Për këtë qëllim më 1963 formuam Lëvizjen Revulocionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) me në krye Adem Demaçin. Unë në kuader të lëvizjes,veproja në keto

territore,Prishtinë,Mitrovicë,Podujevë,dhe Gjjilan.Në Gjilan me ndihmoi poeti dhe atedhetari Rexhep Elmazi,të cilin më vonë më 16.maj 1978, një kriminel shqiptar i paguar nga UDB-ja,e goditi dhe nga plagët vdiq disa ditë më vonë.

–         Aksioni që kreu lëvizja ndërmjet 12 e 13 prillit 1964,ishte më i madhi që është bërë ndonjëherë në Kosovë pas Luftes së Dytë Botrore.Qytetet e Kosovës në atë kohë i mbushëm me flamuj tanë kombëtarë, pa yll,përveq flamurit më të bukur të qendisur nga Nefise Qerimi që ishte me yll dhe që e vumë mbi varrin e mësuesit dëshmor,Shaban Shala, të cilin tri ditë para se të lirohej, me tortura UDB-ja e mbyti në qelitë e burgut të Prishtinës.Mengjezi i 13-prillit zbardhi anembanë Kosovën me flamuj kuq e zi.Në popull flitej tinëz me gezim për flamujt kombëtarë qe i kishim vënë nëper shtylla elektrike,dyer fabrikash,minare xhamishë e kupola kishash.Një flamur e kemi vendosur në një lokomotivë treni qe shkonte nga Prishtina në Beograd.UDB-ja dhe policia serbe reagoi shpejt.Më 8 qershor të atij viti na ranë në gjurmë e na burgosen.Unë vujta denimin në burgun e Prishtinës,Mitrovicës,Nishit dhe Pozharevcit.

Grupi i pazbuluar i lëvizjes organizoi demonstrata më 1968.Pastaj erdhi edhe 81-shi i madh,pranvera e pergjakur në Kosovë,që e tronditi Jugosllavinë,89-ta e revoltës së madhe kunder okupatorit dhe fund lindja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bota e kuptoi hallin tonë.Amerika na shtriu dorën e ndihmës,duke autorizuar Nato-n për sulme kunder Serbisë.

Vazhdon artikulli-Poezia dhe cenzura,si “bashkëjetuan”ato tek poeti per gati 30 vjet?

 

Z.Gërvalla:Poezia dhe cenzura ishin si drita dhe terri.Ato e luftonin njera tjetërn.Cenzura dhe censorët ishin në sherbim të armikut, të errësires.Deshironin që ta shuanin çdo shkëndijë drite në mendjen e zemren e atdhetarëve.Kurse poezia ishte një dritë që shperthente si rreze,sa këtu,sa atje dhe në errësirë dukej edhe me e frytshme.Kur mundoheshin ta kapnin e ta shuanin,ajo shperthente e ndriçonte edhe më tepër.Disa nga poezit e mija te shkruar edhe ne burg,kur isha ,dhe ku i kam mbajtur ne mend pasi jam liruar i kam botuar pa emrin e autorit,dhe i kam titulluar “Në rrugen e drites”, ku jan shperndar dhe shumfishuar ku kan ran ne duart e nxenxave dhe studenteve.Pas nje kohe te gjate keto pezi dhe ato te shkruar gjat viteve 1978,i kam botuar ne nje liber me titull”EKSPOZITË E MËMDHEUT” .

–         Asnje gazete nuk guxonte te botonte poezit e mia askush nuk guxonte te me marrnte ne pune,me thoshin se poezit jan te mira por nuk guxojm me ju botuar.

–         Kam botuar me shifra,si;Zeqir Gurraj,Lalush Shijaku,Sokol Llapi,Hanëmshahe Bajrami,Flakron Gurari,etj.Ka qen kohe e veshtire,por kurren e kurres nuk ja kam gjynjizuar armikut,por gjithmon edhe me i fort dhe me me shume vullnet kam punuar per qeshtjen e atedheut.Pasi dola nga burgu,fillova te punj ne arsim dhe diten e pare erdhen agjendet dhe ma heqen ditarin nga dora dhe para nxeneseve me larguan nga shkolla,dhe i lan nxenesit me lot ne sy,ka qene nje moment qe kurr nk mundem ta harroj.Isha poeti i anatemuar,edhe per te shkruar,por i anatemuar edhe nga puna.Askush nuk guxonte te me pranonte ne pune.

–         Por erdhi nje kohe dhe me pranoi ne pune kryredaktori i gazetes “BOTA E RE”,gazete e studenteve,z-Daut Demaku,te cilin e falenderoi.

–         Edhe pse shkrimet i kisha te ndaluara per t´i botuar, ishte kënaqesi te punoje me studentët.Unë nuk isha kurrë i anatemuar prej tyre.Ata kurdoher më ftonin nëper ore letrare,qe ishin bërë tribuna te shprehjes se ndjenjave kunder pushtuesit permes vargut poetik.Në vitin 1991 u bera Drejtor i gazetes “BOTA E RE” gazete e studenteve,por pushtuesi,duke pare rrezikun qe vinte prej kesaj gazete,theu zyrat,demtoi inventarin dhe arriti te nxjerr ne ruge te gjithe punoisit e gazetes.M e vone zura pune ne gazeten “RILINDJA(me vone “BUJKU”),ku punova deri sa i thash lamtumire vendlindjes,per te cilen jam djege si qiri.

Si arritet te mbijetoni tmerrin derisa erdhet ne Amerikë?

Z.Gërvalla. A tregohet tmerri me fjalë? Më rënd se gjithqka në jetë e kam perjetuar dëbimin e madh qe na u bë ato dite.Ishte 31.marsi i 1999.kur erdhi ne prag te shtepis milicia serbe,e maskuar e na i drejtoi automatiket:Per pes minuta ti leshoni shtepit.Po nuk e zbatuat urdhrin te gjitheve do ju vrasim!

Pas shume torturave arritem ne kampin e Stankovecit ne Maqeddoni,e pastaj na derguan ne Amerikë.Amerika kishte dyert e hapura per shqiptaret,arrita ne kampin Ford Dix te Nju-Xhersit,bashke me mira refugjat.

 

“Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”,poezia që lotoi presidentin Klinton

Poezia,”Amerikë,degjoje zërin e Kosovës”, më vonë arriti në duart e presidentit Bill Klinton.Motra Jeane Marshall,themeluese e qendres St.Rita-s në Bronx,ku z- Gërvalla do të shkonte më  vonë për te pervetsuar anglishten,diten qe u takua me Presidentin e Amerikes,ia dergoi nje kopje te kesaj poezie.

Motra Jeane,tregon e emocionuar:kur presidenti e lexoi poezin e z.Gervalla nuk u permbjat nga lotet.

CLINTON I PËRGJIGJET POETIT MËRGIMTAR

Nga Ruben Avxhiu

————————–

Zeqir Gervalla,poet kosovar,qe mberriti në SHBA, me nje grup refugjatesh,gjat luftes ne Kosove,ka marr nje pergjigje nga presidenti Clinton,per poezin”Amerikë degjoje zerin e Kosoves”.Kjo poezi eshte botuar ne “Illyria” ne variantet e saja shqip dhe anglisht,i ishte derguar presidentit te Shteteve te Bashkuara si nje dhurate per ate qe kishte bere per Kosoven.

Si për ta sendertuar”mrekullin”, poetit i erdhi edhe nje leter nenshkruar nga vet Bill Clinton,president i SHBA,ne te cilen shkruhet:

 

“I dashur Zeqir.Kam marrë një kopje te poezis”Amerike degjoje zerin e Kosoves”;,dhe dua t ju tregoj se shume jam prekur nga fjalet tuja qe buronin nga zemra.Dua te jeni i sigurt se une mbetem fortësisht i vendosur per te rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosove dhe per te ndihmuar te gjithe vendet e ketij rajoni per te ndertuar nje te ardhme me te ndritur.Shpresoj se ditet qe do te vijne do t ju sjellin me shume lumturi dhe shpreh urimet e mia me te mira.

Sinqerisht,Bill Clinton”

Letra qe emocionoi poetin mergimtar,ndonese i drejtohet personalisht atij eshte nje mesazhe per te gjithe shqiptaret.

OPINIONE

—————-

Shkepusim nje shkrim te shkruar nga vet poeti Zeqir Gervalla,nga gazeta “BUJKU” 1997.

Kushtetuta me Program gjithkombëtar eshte e drejte e jona.

 

Kushtetuta gjithkombtare eshte ushqim shpirtror per te gjithë shqiptaret,kudo qe jetojnë dhe per brezat e ardhshëm nepr shekuj…Andaj,sa me pare qe te dalim me nje veprim te till e te kryer,aq me leht do te jete ,jo vetem per ne,por edhe per miqet tan dhe armiqet tane,ketu ne Ballkan,ne Evrope dhe ne botë.

Termi ribashkim eshte adekuat per nje atedhe te ndare me aq padrejtesi nga fuqit grabiteqar dhe hileqarja e dikurshme Evrope(siq eshte rast unuik e pa precedent Shqiperia) qe kurr se hoqi dore e as qe do te heqe) nga e drejta e vete e ligjshme per bashkimin territorial etnik.

Këtë e kemi amanet fisnik shpirtror nga atedhetaret qe flijuan gjithqka per S hqiperinë.

 

Dihet se poeti Zeqir Gervalla ishte poet i anatemuar dhe veprat e tia filluan ta shohin driten veq pas viteve 1990.

Deri me tash botoi keto vellime poetike:

“Prania e sfinksit”,Rilindja”,Prishtinë 1990.

“Det e moqal ballë për ballë” Asdreni Shkup 1993.

“Daullet e pranverimit” Renesansa”,Prishtinë 1994.

“Në rruget e drites” Gazeta Rilindja Prishtine 1998.

“Ekspozita e Mëmdheut” Rilindja Prishtine 1998.

“Lulëzimi i rrenjes” Dea, Prishtin 2000.

Zeqir Gërvalla u lind me 15.maj 1942 ne fshatin Lupç i Poshtem  komuna e Besianes.Skollen fillore e kreu ne vendlindje e ne Breznicë,shkollen normale ne Prishtine e Mitrovicë,kurse gjuhen e letersine shqipe ne Fakultetin Filozofik te Univerztietit te Prishtines.

Më 8 qershor 1964 Zeqir Gervalla burgoset nga UDB-ja jugosllave dhe denohet me 12 vjet burg te rëndë,si bashkorgaizatore i LRBSH-së,ne krye se te ciles ishte Adem Demaçi.

Poeti jeton perkosisht ne Amerike por me zemer dhe me shpirt eshte ne Kosovë.

Në nje interviste dhen RTK-se poeti Zeqir Gervalla ,ne fund te interistes thot”Aq me shume qe rri ne Amerike ma i fortë do kthehem ne Kosovë…Kosova eshte dashuria jone qe nuk plaket e as nuk vdes kurrë”.Poeti ka shume per te thenë,poeti flet dhe porosite shume,prandaj,KOSOVË DEGJOJE ZERIN E POETIT.

 

Shkruan:KADRI GËRVALLA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu