Kosove: Qeveria shpall gjendje emergjente

0
157
Kosove: Qeveria shpall gjendje emergjente

Kryeministri Albin Kurti, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë  për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Përmes një vendimi Kurti ka njoftuar se të gjitha insitutcionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konfrom planit të reagimit kombëtarë, si dhe Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pas konfirmimit të edhe katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti, shpalljen e gjendjes emergjente.

Ministri Vitia konfirmoi se pas testeve edhe katër persona rezultuan pozitiv, duke e quar në 9 persona, numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Kosove: Qeveria shpall gjendje emergjente

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu