Kozmo-politikanët dhe qytetarët folklorist…

0
747

Ka humbur realisht sensi për jetën e përditshme të qytetarëve, jeta ka fituar ngjyrat e një spektakli të vërtetë, është kohë e magjistarëve që vrëngëllojnë në ajr shkopin magjik; i shkon mendja njeriut se është në epiqendër të bursave botërore ku bëhet shitblerja e valutave konvertibile “online currency”. Rrenët sa më afër që të vjen dita “e gjykimit” do të vazhdojnë duke u fryrë, duke mbushur thasët që shkunden nga pleshtat. Edhe pse statistikat tregojnë për një rritje të analfabetizmit, kjo nuk i pengon “sugarët” politikë të premtojnë për gjithçka dhe për çdo gjë, edhe digjitalizmin e administratës. Popull i dashur ju vetëm shprehni dëshirat, politikanët janë ata që do i plotësojnë ato, edhe bërllogun do ua pastrojnë… Nejse de…, edhe shprehja e dëshirave është një kualitet i ri… Nuk është edhe keq kështu, nuk ka ndalje në shprehjen e dëshirave për asnjë çast, por ka edhe prognoza, kështu bile u shtohen epshet lojtarëve nëpër bastore. Sa më shpejt që do të afrohet dita “e shpëtimit”, aq më agresive do të jenë premtimet. Deputetet partiak dalin me ide të reja të sajuara në kthinat e errëta të selive partiake, për t’i ndriquar ato para spektatorëve të shumtë në TV. Garat kanë edhe një lehtësi, nuk duhet të vrapohet shpejt për të humbur energji, me rëndësi është zërimi i mirë dhe fjalët e rrepta, duke u thirrur edhe në veprat e tjerëve që nuk janë në mesin e të gjallëve. Shqiptarët e kanë një të mirë që të vdekurit nuk i lëjnë asnjëherë reahat, kur u duhen përbehen në ta, nuk u bënë përshtypje fare që karierën e tyre e mbështesin në mite, prandaj vazhdimisht qytetarët folklorist kanë kënduar në përcjellje të instrumenteve me dy tela, duke u kënduar dhe hymnizuar veprat e të vdekurve, sa janë gjallë nuk ua njohim vlerat. Shpesh testohet edhe historia, përmenden datat historike me rend, çuditërisht gjatë fazës premtuese ofrohen zgjidhje shumë “cilësore” dhe të avansuara të shekullit XXI, ndërsa në anën tjetër sa herë u duhet rikujtohet historia si rekuizit i nevojshëm politik në fazën parazgjedhore dhe zgjedhore, kurdohere. Nuk po shohim ndonjë ide programore që udhëzon në ruajtjen e tokës së punës si resurs natyral, meqë ndërtimi i egër paraqet kërcnim për qytetarët e Kosovës, dhe kështu këto resurse natyrore që do të përmbushnin nevojat elementare për ushqim pa dalje në treg gradualisht po humbin kapacitetet e nevojshme duke degraduar familjet farmere, pra edhe toka, plleshmëria e saj, cilësia, vërejtjet e arsyeshme të një shkalle të lartë toksike janë bërë objekt shqyrtimi i partiakëve, jo si brengë e hapur, por me tendencë të fshehjes së fakteve. Uji si resurs i domosdoshëm jetësor po humb, nuk është as temë shqyrtimi i akademikëve dhe profesionistëve, të cilët të ardhmen e tyre shkencore e kanë gjetur në shpresën e votuesit, i cili eventualisht do t’i shpërblej ata me grada të reja që i tejkalon ato shkencore. Preferencat e shumëta për projekte të reja, pa u realizuar projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, por edhe atij për amvisni, do të paraqesin kërcnim për një jetë normale të qytetarëve në të ardhmen. Shëndetësia e mirëfilltë për populltatën e bazuar në betimin e Hipoktatit gradualisht është duke humbur luftën nga tregu informal, i cili banorët i furnizon me barëra të dyshimta dhe afate të skaduara. Pse nuk zvoglohet personeli adminitrativ dhe pse nuk autorizohen nga qeveria shoqatat profesionale për të kryer punën e tyre, ç’u duhen qytetarëve aq shumë këshilltarë “të dijshëm”. Kjo formë e deritanishme e qeverisjes është shumë centraliste, nuk jep mundësi për një debat cilësor me qytetarë, sidomos ajo në qeverine lokale. Angazhimi i shoqërisë civile për pastrimin e “ambientit” nuk po jepë rezultate inkurajuese, le të shpresojmë që kandiatët e ri që do t’i shpërblejë vota qytetare në të ardhmen do të  mendojnë  pak më tepër për sigurimin e kushteve për një jetë të dinjitetshme, jo si këta që ishin deri më tash. Ata që do të garojnë do t’ua shohim shpesh “suratet” në TV, bile për asgjë qytetari do të argëtohet edhe në t’ardhmen, për ditët që do të vijnë dimri në hyrje do të jep porosi…

 

Shkruan: Agim Vuniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu