KQZ-ja po përgatitet për zgjedhje

0
709

Zgjedhjet

Duke e parë se zgjedhjet e reja mbesin opsioni më real për tejkalimin e krizës politike, institucioni që merret me organizimin e tyre tashmë është vënë në lëvizje. Burime të gazetës “Zëri” bëjnë me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka nisur të përgatitet për mundësinë e shkuarjes në zgjedhjeve të reja, për shkak të pamundësisë që vendi t’i krijojë institucionet.

Sipas këtij burimi, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ditëve të fundit ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit, por edhe me përfaqësues ndërkombëtarë në drejtim të mobilizimit për organizim eventual të zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë, vetë Daka ka mohuar të ketë marrë sinjale nga diplomatët e ndryshëm perëndimorë, dhe krerët e shtetit se Kosova do të hyjë në një proces të ri zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu