KQZ: Janë refuzuar 16 mijë e 288 zarfe të ardhura nga jashtë

0
490

16 mijë e 288 zarfe të ardhura nga jashtë janë refuzuar nga KQZ-ja ndërsa 41 mijë e 280 zarfe me fletvotime janë aprovuar,  nga 43 mijë e 500 pako që kanë ardhur gjithsej nga jashtë.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 34 mijë e 2 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga kemi të aprovuara 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe të refuzuara”

Elezi ka treguar aryet pse nuk janë aprovuar këto fletvotime.

“Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim: 7 mijë e 281 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës: 5 mijë e 192 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore: 1 mijë e 126 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë: 2 mijë e 17 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor): 672 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu