Krasniqi: Bashkim kombëtar nëse ndryshojnë kufijtë

0
818

Prishtinë, 7 qershor – Bisedimet me Serbinë po karakterizohen me një terr informativ, i cili po i pamundëson edhe Kuvendit të Kosovës që ta dijë se çfarë po ndodh. Në këtë proces po anashkalohen institucionet e vendit, ndërsa gjithçka është përqendruar tek disa persona.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për të përditshmen “Zëri”, duke i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të hedhin dritë mbi të vërtetën e bisedimeve.

Po ashtu ish- zëdhënësi i UÇK-së i bën thirrje Brukselit që të mos e anashkalojë institucionin e Parlamentit atëherë kur duhet të merren vendime, sepse ai thotë se çdo rrugë tjetër sjell telashe. Kryeparlamentari Krasniqi shprehet i bindur se nëse ndryshojnë parimet e Grupit të Kontaktit për mosndryshim të kufijve, atëherë hapi i palës kosovare do të jetë bashkimi me të gjitha trojet shqiptare.

Kryeparlamentari kosovar flet edhe për ngecjen në çështjen e njohjeve. Sipas tij, përveç faktorëve të jashtëm, mosnjohja nga shumë vende është edhe pasojë e përzierjes së kompetencave në Qeveri. Ai po ashtu thotë se Kuvendi nuk kontrollohet nga qeveria, por e pranon se kryeministri Thaçi ka ndikim në legjislativ, ndonëse këtë e bën nëpërmjet Grupit Parlamentar të PDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu