Krasniqi: Jam i gatshëm t’ia thej dhëmbët Thaçit

0
924

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një konference për medie të mbajtur të mërkurën para Gjykatës Komunale në Prishtinë, ditën kur pritej të mbahej seanca e padisë që ai kishte bërë ndaj kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, se ky i fundit e kishte quajtur Krasniqin kriminel, ka deklaruar se është i gatshëm për ballafaqim direkt me kryeministrin, madje edhe të ia thyej dhëmbët.
“Unë po du që problemin me të ta zgjidh me drejtësi, por ka edhe forma tjera që unë nuk po i du ato. Unë muj me dal me ja thy edhe dhomt. E meriton. Jo që nuk muj edhe nuk guxoj, dhe jo që se meriton ai edhe banda e tij, por kjo nuk është drejtësi”, ka deklaruar Krasniqi gjatë kësaj konference.

Ndërkaq, Krasniqi ka insistuar që rasti i tij i padisë ndaj kryeministrit Thaçi të merret nga vendorët, e jo nga ndërkombëtarët, raporton Zëri.

Florin Krasniqi, ka ngritur padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë për shpifje kundër tij dhe familjes së tij. Ky vendim i Krasniqit erdhi si kundërpërgjigje ndaj akuzave, të cilat ia ka adresuar ndaj tij Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5 nëntor të vitit të kaluar, përmes një komunikate të publikuar në media.

Në padinë, e cila përfshin gjithsej 14 pika, Krasniqi ka theksuar se akuzat të cilat i janë vënë përsipër atij nëpërmjet komunikatës në fjalë, sipas tij, janë shpifje dhe fyese për të dhe familjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu