Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, e paralajmëron mundësinë e largimit nga partia e tij.
Njëherësh kryetari i Kuvendit, në emisionin e parë për këtë sezon të Rubikonit, ka thënë se ndryshimet në partinë e tij, sidomos në rritjen e demokracisë së brendshme, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e tij në parti.
Krasniqi ka thënë se në PDK, ka deputetë që janë me vota të vjedhura, e që kanë ardhur në parti, pa konsultime me kryesinë e partisë.
Në varësi të rrethanave, i pari i legjislativit, ka thënë se mund të jetë kandidat për pozitën e të parit të partisë.
Për aferën e “Grandit”, Krasniqi, ka thënë se shefi i qeverisë, duhet të thyej heshtjen dhe të flas për këtë punë, pasi që në kabinet, ka njerëz që sipas tij, janë marrë me krim të organizuar.
Edhe për procesin e privatizimit, duhet bërë një bilanc i deritanishëm, pasi nuk mund të shiten asetet e mbetura të Kosovës, me këtë klimë, ka shtuar Krasniqi.
Deklaratat pro dialogut politik nga kryeministri Thaçi, kryetari i Kuvendit, tha se janë të gabuara, raporton Koha.