Krasniqi pro ndarjes së PDK-së

0
701

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi u ka dhënë përkrahje publike largimit të anëtareve të PDK-së, të cilët po themelojnë iniciativave qytetare nëpër disa qytete të Kosovës, përfshirë Malishevën, Drenasin e Ferizajn.

Kështu, Krasniqi ka thënë se çdokush që del kundër kësaj keqqeverisje e ka përkrahjen e tij.

“E kam thënë para pak ditësh, por po e them edhe sot, e mbështesë çdo iniciativë qytetare, e cila ka për qëllim ndryshimin e mentalitetit keqqeverisjes. Kudo që ka iniciativa që janë për ta ndryshuar keqqeverisjen dhe për të sjell një qeverisje të re unë jam në mbështetje të atyre proceseve demokratike”, ka thënë Krasniqi, sot gjatë një aktiviteti të Kuvendit, raporton “Express”.

Ish-Sekretari i PDK-së nuk ka dashur të tregoj se kur do të themeloj partinë e re, por ka thënë se deri pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim.

“Çështjen e partisë e kam definuar me kohë dhe i kam arsyet e mia”, ka thënë ai.

Ndryshe, ditë më parë, vetëm në Malishevë, PDK-së i janë ndarë nëntë Nëndegë dhe i janë bashkuar Iniciativës Qytetare për Malishevën. Nga PDK-ja janë ndarë edhe disa Nëndegë edhe nëpër qytetet të tjera.

Krejt këto lëvizje të zyrtarëve të PDK-së janë interpretuar si hakmarrje e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë dal publikisht kundër politikave të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Në Konventën e fundit të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj kanë humbur pozitat më të larta në parti dhe kanë mbetur vetëm anëtar të Kryesisë Qendrore.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka dal kundër Konventës, ndërsa zgjedhjet i pati quajtur të jashtëligjshme, pasi sipas tij, ato janë organizuar për t’i eliminuar disa prej zyrtarëve të PDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu