Gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka vlerësuar lartë kreativitetin e Edi Ramës, me rastin e marshit të organizuar në Paris, për nder të 14 viktimave të sulmeve terroriste të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar.
Ajo e cila ka rënë në sy të medieve të huaja, por edhe të liderëve të shumtë botëror ka qenë vendosja nga Edi Rama e tre lapsave me ngjyra, duke simbolizuar flamurin francez në xhepin e sakos së tij.
Përveç kësaj Rama është përmendur e lavdëruar edhe për bashkimin e klerikëve të katër feve të ndryshme për të marshuar kundër terrorizmit.