“Krejt mbrapsht”

0
28

Ditëve të fundit gjithandej rrjeteve sociale (faceboook e portale elektronike), po debatohet e komentohet, rasti makabër që ndodhi në Ferizaj, ku një vajzë 18 vjeçare, pasi u torturua ju shua jeta-u vra mizorisht.

Sekush më fuqishëm, dënuam rastin në fjalë dhe sytë i drejtuam kah organet e drejtësisë, që ato ta thonë fjalën e fundit. Ky rast  tronditi secilin prej nesh dhe ngriti alarmin për veprim.

Në rrjetet sociale, ngriti po ashtu debat mjaft “çapkën”, por me karakter “hamletian”, atë të edukimit “të djemve 🤷‍♂️ose vajzave”🤷‍♀️. Më duhet që në fillim të them se çështjen e edukimit e adresojmë mbrapsht dhe gabim. Në stilin e këngës të shumë dëgjuar të Sinan Vllasaliut “krejt mbrapsht”. Them,  edhe në këtë rast “gjërat” i venodism “krejt mbrapsht”. Pse? Sepse me apostrofimin se prindërit duhet t´i edukojnë “djemtë” ose “vajzat”, në fakt ne të gjithë kemi gjetur fajtorët: prindërit, djemtë dhe vajzat-dhe, zgjidhjen e problemit. Në fakt, duke kërkuar që të tjerët të edukohen, ne privojmë faktorin kryesor të krejt problemeve- veten, me dy përemra vetor: “unë” dhe “ne”.

Nuk lexova ose dëgjova që dikush nënvizoi se “unë duhet të ndryshoj… duhet të edukohem, të arsimohem etj”, por të gjithë njëzëri facebookizuam dhe portalizuam: “edukoni djemtë, edukoni vajzat”!

Sipas kësaj i bie se ne nuk kemi nevojë për t´u edukuar, arsimuar, moralizuar, etikëzuar, por, atë duhet ta bëjë dikush tjetër. E pse? Ngase ne nuk kemi nevojë por, të tjerët janë ata që kanë nevojë. Kjo i bie: hidh gurin dhe fshihe dorën. A ka më mire? Sigursht se nuk ka! Ta hedhësh topin (përgjegjësinë) tek tjetri. Pse jemi të prirur që ta shohim tjetrin si fajtor, tjetrin si përgjegjës kurse veten tonë meritore për pozita, shpërblime. Meritorkraci egocentrike💫

Them, ndoshta si fëmijë kemi lozur shumë lojën “namuz”👉… prandaj tjetrit i drejtohemi me kërkesë për ndryshim, riformatim, edukim dhe jo vetes. Namuzin me e lënë te tjetri. Edhe kur akuzojmë për gjendjen e përgjithshme, në arsim, shëndetësi, ekonomi etj, çështjen e adresojmë sërish mbrapsht- akuzojm politikanët. Ata janë fajtorët kryesor dhe në shumicën e rasteve “të vetmit” për gjendjen në të cilën jemi, edhe kur e parkojmë keq veturën, kur e uzurpojmë hapësirën publike, për nepotizëm, etj.

Komunizmi ishte i keq, demokracia edhe më e keqe, kurse për liberalizmin e pranojmë se nuk jemi të pjekur. Besoni, prej organizimeve shoqërore nuk na mbetet ndonjë opsion tjetër, madje nuk kemi kohë për të eksperimentuar. Sakaq, nëse e shohim hollë-hollë, ky sistem i organizimit shoqëror “ku tjetri është gjithmonë fajtor”, më së shumti i përshtatet shoqërisë tonë. Prej botës dhe tjerëve kërkojmë të ndryshojnë. Them,  të fillojm kërkesën ta drejtojmë kritikën nga vetja. Nuk pajtohem plotësisht me thënien e Kim Mehmeti “mjaft doktoruam hajde të fillojmë të lexojmë💣”,  sepse edhe këtu amnistohet vetja dhe namuzi mbetet tek tjetri👎. Po i amnistojmë nxënësit, prindërit, studentët, mësuesit. Pse? Sepse, rrokja bie mbi “doktorët e shkencave” ata janë të apostrofuarit nga Kimi dhe jo unë.

Si individë dhe popull, duartrokasim👏 kur dikush i urtë dhe i ditur apostrofon “tjetrin” si fajtor, si llogaridhënës dhe përgjegjës. Unë do ta plotësoja Kimin💬: mjaft u diplomuam, magjistruam, specializuam dhe doktoruam, mjaftë u letrëzuam (lexo u celulozizuam) dhe u vulizuam. Koha është ta drejtojmë gishtin kah vetja👈: të edukohemi🤏, arsimohemi, të humanizohemi, etikëzohemi, moralizohemi.💭

Shkruan:Prof.Dr.Qufli Osmani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu