Ku ka më mirë e më krenari se të rrisësh djem që i dalin Zot atdheut atëher kur ka nevoj, atëher kur ai lëngon nga plagët e marra nga armiku.
Shtëpia e Demakëve gjithmonë ka qenë vatër e vlerave kombëtare, shtëpi që i ka dhënë Kosovës djem trima e mendje të ndritura, ndërsa kohëve të fundit edhe sportistë të shkëlqyer.
Haxhi Demaku, babai i i katër të dënuarve në “Grupin Drenica”, Zeqir Demakut, Jahir Demakut, Fadil e Nexhat Demakut, jo vetëm që është krenarë më të bijtë por është krenarë edhe me nipin e tij, Mirlind Demaku.
Haxhiu edhe e përkundër moshës dhe dhimbjes për dënimin e pa merituar të të bijëve, nuk ka lënë pa e ndjekur ndeshjen e KF Feronikelit për kampion të titullit, në të cilin ekip luan nipi i tij, Mirlindi.
Sikur i bëhej zemra mal kur shihte nipin që lehtë si pëllumb i bardhë lirie, fluturonte mbi barin e gjelbër të kësaj toke që dhanë shumë për të.
Pleqëria ia kishte kërrusur pak trupin, por asesi krenarinë, rrudhat ia kishin mbuluar fytyrën, por dukej më i ri se kurrë.
Burrat mbahen, e qeshin atëher kur të tjerët qajnë.
Dhe me një buzqeshje të lehtë e me sy drejtuar nga i nipi, duket sikur i thotë: Fluturo sa më lartë shqiponja ime, tregoi botës se jemi Shqipëtarë./Infodirekt.tv/