“Kreshnik Spahiu, ekstremisti shqiptar që tronditi Athinën”

0
659

Gazeta greke “Proto Thema” e ka quajtur kreun e Aleancës Kuq e Zi, “ekstremist i djathtë”. Në artikullin me me titull “Ekstremisti i djathtë shqiptar që trondit Athinën”, i cili i kushtohet kryetarit të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ku ky i fundit krahasohet me përfaqësuesit e partisë nenonazite greke.

“Kufij deri në Kostur dhe në Prevezë ëndërron kreu Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik, Spahiu”. Me këto fjalë hapet shkrimi i gazetarit Panajoti Savidi, shkrim që është nxitur nga njoftimet e deridjeshme për një miting të AK-së, në qendër të Athinës. Sipas gazetës, reagimi i ministrisë së Jashtme greke për ngjarjet e Këlcyrës dhe për incidentet e vazhdueshme antigreke në Shqipëri, e kanë nxitur Spahiun të demonstrojë forcën edhe brenda në Greqi.

Sipas gazetës, Kreshnik Spahiu përdor shkëlqyeshëm populizmin, demagogjinë dhe ka sindromën antigreke.

“Orator i mirë, 43-vjeçari tashmë me stil sportiv, arrin të ngrejë peshë publikun e ekzaltuar, i cili sheh në profilin e tij, udhëheqësin që do të mbyllë në burg politikanët e korruptuar të vendit dhe do bëjë realitet Shqipërinë e madhe. Antihelenizmi është flamuri i Aleancës Kuqezi, sepse sipas Kreshnik Spahiut, pas çdo të keqeje që ndodh në Shqipëri fshihet Athina, e cila ka si për qëllim copëtimin e vendit dhe marrjen e Vorioepirit”, thuhet në shkrim.

Gazetari vijon duke thënë se, “në rastin e Kreshnik Spahiut shkon për shtat thënia e Cezarit “Edhe ti Brut?”, për shkak se ai ka qenë i preferuari i Berishës dhe më pas u kthye në kundërshtar fanatik të tij”. Savidi vëren se “me një mënyrë moderne “made in USA” të të bërit fushatë, me autobusë që përshkojnë gjithë vendin, Spahiu ka si objektiv hyrjen në parlament dhe pjesëmarrjen në një qeveri të ardhshme koalicioni”.

Në fund autori i shkrimit i referohet një deklarate të kreut të PBDNj-së, Vangjel Dule, sipas të cilit “bëhet fjalë për një sharlatan të politikës shqiptare, një populist që gjithmonë hedh baltë mbi kundërshtarët e tij dhe ka bërë flamur të vetin antihelenizmin. Ky njeri nuk ka qëndrim për problemet e brendshme të shqiptarëve dhe ajo që di është të bëjë, është demagogjia”. /shekulli/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu