Krimet e agjentëve të Tito-s në Gjermani (Video)

0
840

UDB-a

Gjermania ishte përfshirë në luftë, pa e ditur…shumica e vrasjeve politike nga UDB-ja jugosllave janë bërë në Gjermani.

Kështu thuhet gjatë një dokumentari të televizionit publik gjerman, ARD i cili është transmetuar në muajin dhjetor.

Dokumentari mbi 40 minutësh sqaron në detaje përgatitjet e vrasjes së disidentëve jugosllav, ndërsa aty flasin për herë të parë edhe ish agjentë që zbulojnë përgatitjet e eliminimeve që bëheshin në Beograd.
Këto vrasje më së shumti kanë pasur si cak disidentët dhe kritikët e pushtetit jugosllav nga Kroacia.
“Unë shkoja p.sh. në orën 2 të mëngjesit në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe merrja në telefon të gjithë emigrantët që njihja dhe iu thoja, ‘e more vesh, është vrarë ky dhe ky’”, kujton Bozhidar Spasiq , ish agjent jugosllav.

Sipas dokumentarit gjerman qendra të komandimit të këtyre vrasjeve kanë qenë konsullatat jugosllave në Gjermani.

“Ne organizonim gjithçka dhe më pas ngarkonim kriminel për të kryer vrasjet. U jepnim atyre pasaporta të rreme, gjenim për ta armët. Jepnim mbështetje logjistike. Ata mund të kalonin pa problem kufirin dhe kështu ata kryenin operacionet me kënaqësi”, zbulon ish agjenti jugosllav, Bozhidar Spasiq.

Dokumentarin në shqip mund ta shikoni nëse klikoni në këtë link:

http://www.dw.de/vrasje-n%C3%AB-em%C3%ABr-t%C3%AB-titos-komando-sekrete-vras%C3%ABsish-n%C3%AB-gjermani/av-18137052

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=Io-DWcAhcCk” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu